Kraja: Ekonomia shqiptare është primitive, së shpejti do plasë “bomba” te pensionet – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kraja: Ekonomia shqiptare është primitive, së shpejti do plasë “bomba” te pensionet

19:28 | 02/06/2022
në Shqiperi
0

Eksperti i ekonomisë, Akil Kraja, ka komentuar situatën ekonomike në Shqipëri. Kraja tha se kjo tregon se sa primitive është ekonomia e vendit tonë. Në një intervistë për mediat, mungesa e krahut të punës, por dhe mos mbrojtja nga ana e shtetit, ka bërë që bizneset e huaja të largohen nga vendi. Sa i përket rritjes së çmimeve, Kraja ka theksuar se kjo tregon edhe njëherë se sistemi fiskal në Shqipëri është një fluskë që pritet të shpërthejë nga momenti në moment. Ndërsa paralajmëroi se shumë shpejt do të plasë bomba tek pensionet.

Pjesë nga diskutimi:

Xhokaxhi: 140 kompani të mëdha me pronësi të huaj kanë mbyllur aktivitetin e tyre gjatë vitit 2021. Largimi i të huajve që investojnë në Shqipëri çfarë do të thotë?

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kraja: Është kaq problematike situata sa do të duhet të kuptojmë imazhin e madh. Pikësëpari largimi i tyre ka të bëjë me madhësinë e punonjësve, kemi një rënie të qenësishme të numrit të bizneseve të huaja që punësojnë një numër të madh punonjësish, nuk sjellin investime të mëdha, por shfrytëzojnë krahun e punës. 50% e investimeve të huaja në Shqipëri është në fushën e energjisë dhe naftës. Nëse marrim këto dy elementë, kemi investime të huaja që nuk gjenerojnë vende pune por shkojnë si investime në energji, kemi dhe investime të huaja që sjellin vende pune. Nëse i kombinojmë të dyja shohim një ekonomi primitive. Largimi i bizneseve të huaja në këtë kontekst tregon se edhe elementë bazik në ekonomi, Shqipëria ka probleme. Nëse shohim pjesët numerike, emigrimi është real, mosha mesatare 39-vjeç tregon në mënyrë të drejtë për drejtë kompetivitietin e moshës shqiptare. Investitorët e huaj nuk kërkojnë vetëm çmime por dhe cilësi. Emigrimi i viteve të fundit të zhgënjyer nga ky realitet të emigrojnë dhe kostot për investitorët rriten. Pse do vijnë investitorët e huaj në Shqipëri? Nuk ka punëtorë, shteti nuk i mbron investimet e huaja, informaliteti është shtuar. Çfarë shitet në Shqipëri tani? Shitet Butrinti, pra shitet historia. Nuk ishte kot ajo historia e 600 e ca vilave, kjo është pastrim parash, prandaj investitorët nuk vijnë. Situata është tragjike.

Xhokaxhi: Një tjetër shqetësim është rritja e çmimeve që vijon me hapa galopantë?

Kraja: Më gjeni një investitor që mund të jetë me 8 klasë që të investojë në një ekonomi ku shteti dikton çmimet, rrit taksat, tenderat sekretë. Pra në një realitet ku çmimet vendosen nga shteti, bizneset nuk vijnë. Ne shohim në Kosovë dhe Maqedoni, të cilat nuk kanë resurset që ka Shqipëria por naftën e kanë më lirë, sepse këtu vidhet. Çmimi në tregjet botërore ka rënë, pavarësisht sanksioneve, por që në termat që po flasim nuk flitet për një rritje kaq të lartë sa ndodh në Shqipëri. Ka një rritje abuzive.

Xhokaxhi: Brenda pak ditësh do kemi rritje të reja nga produktet që vijnë nga bulmeti? Çfarë duhet të bëjë qeveria, si mund të përballohet kjo?

Kraja: Situata e Covid gjatë vitit 2020 dëshmoi më së miri kapacitetin e ulët të Shqipërisë për të rimbursuar ekonominë e vendit. Fondet për të ndihmuar ekonominë e vendit ishte 2-3 herë më e ulët. E vetmja masë që mund të zbatojë ekonomia shqiptare është të fusë dorën në çmime, shteti është i bllokuar, pra do të rrisë taksat. Në momentin kur çmimet nuk mund të ulen, rriten taksat.

Xhokaxhi: Si mund ta shohim draftin që përfshin sistemin e taksave?

Kraja: Dyfishim i gjobave. Ministrja e financave ka thënë se edhe për një mosrakordim do të ketë dyfishim të gjobave. Prisni bombën atomike më vonë që është ajo e pensioneve. Frika ime është se taksat po rriten se qeveria po e kupton që me emigrim po ikën dhe forca punëtore, situata është katastrofike, ekonomia shqiptare është primitive.

 

Etiketa: Akil Krajabombaekonomiapensionetprimitiveshqiptare

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Fshihte drogë në banesë, arrestohet shqiptari në Itali

Shqiptari i kafshon veshin italianit, arsyeja do t’iu befasojë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com