Futbollisti i Juventusit Paulo Dybala është ende objekt i krahasimeve me bashkëkombasin e tij, Lionel Messin, me të cilin do të përballet ditën e stome në Champions League, ku Barcelona do të presi në “Camp Nou”, Juventusin.
Sigurisht, Dybalës nuk i kanë pëlqyer shumë këto krahasime, gjë të cilën ai e ka theksuar në një intervistë për të përditshmen “Marca”.
“Njerëzit duhet ta dinë se nuk jam Messi, por jam Dybala dhe kjo është ajo që dua. Edhe pse i kuptoj krahasimet që bëhen. Messi është unik, ashtu siç ka qenë më parë Maradona. Janë lojtarë që nuk mund të zëvendësohen. Pritshmëritë e njerëzve janë të mëdha dhe kjo e rrit presionin mbi mua. Unë do të jap maksimumin që të mos i zhgënjej shumë”, shtoi më tej ai.
I pyetur në lidhje me merkaton e transferimeve, Dybala tha se në futboll asnjëherë nuk dihet se çfarë do të ndodhë, por për momentin ai ndihet mirë te “Zonja e vjetër”.