Kotzias: Ditmir Bushati më tha se Çështja Çame nuk ekziston – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kotzias: Ditmir Bushati më tha se Çështja Çame nuk ekziston

11:01 | 11/06/2016
në Uncategorized
0

Ministri i jashtëm grek thotë se ministri i jashtëm shqiptar i ka thënë: “Çështja Çame e budallalleqe të tilla nuk ekzistojnë. Shqipëria është pjesë e sistemit të marrëveshjes së Helsinkit dhe askush nuk ëndërron ndryshim kufijsh”, ndërkohë thekson se kryeministri Rama as që e ka përmendur Çështjen Çame

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar për mediat greke, se homologu i tij shqiptar, Ditmir Bushati, i ka thënë se Çështja Çame e budallallëqe të tilla nuk ekzistojnë në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale. Në një intervistë për radiot greke, Alpha Radio dhe Real Radio, ai ka thënë se as kryeministri Rama nuk e kishte përmendur fare Çështjen Çame në takimin që kishte patur me të.

Ministri i Jashtem Ditmir Bushati, gjate nje konference te perbashket shtypi me Ministrin e Jashtem te Greqise, Nikos Kotzias, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane. /r/n/r/nGreek Foreign Minister Nikos Kotzias during a press konference with Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati, after their meeting in Tirana on July 15, 2015.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në përgjigje të gazetarit për vizitën në Shqipëri dhe specifikisht për Çështjen Çame, Kotzias është përgjigjur: “Ministri i jashtëm shqiptar tha katër herë publikisht në Universitetin e Tiranës se “Çamëri dhe budallallëqe të tilla nuk ekzistojnë, se Shqipëria është pjesë e sistemit të marrëveshjes së Helsinkit dhe askush nuk ëndërron ndryshim kufijsh… Pra, kërkesa zyrtare e partisë çame vdiq në praninë time. Edhe kryeministri Rama që takova nuk e ngriti fare këtë çështje.

Unë u thashë gazetarëve se ka çamë që ishin në Greqi, ka çamë shqiptarë që erdhën në Greqi gjatë Luftës dhe krijuan këshillat e çamëve, veçanërisht në Thesproti, por edhe në Korfuz dhe kemi shumicën e çamëve që  jetonte gjithnjë në shtetin shqiptar dhe asnjëherë nuk erdhën në Greqi dhe nuk kanë lidhje me Luftën e Dytë Botërore. Budallallëku më i madh është të shtoj propagandën e nacionalizmit shqiptar që do të vendosë Çështjen Çame në Epir-Thesproti, si një çështje që ka të bëjë me 200 mijë çamë që nuk e kanë parë Greqinë as me dylbi.

Ministri i Jashtem Ditmir Bushati, gjate nje takimi me Ministrin e Jashtem te Greqise, Nikos Kotzias, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane. /r/n/r/nGreek Foreign Minister Nikos Kotzias during a meeting with Albanian Foreign Minister Ditmir Bushati, after their meeting in Tirana on July 15, 2015.

U shpjegova more zotëri se problemi çam nuk janë çamët që lindën, e u rritën dhe jetuan gjithë jetën e tyre në Shqipëri e as çamët grekë që jetojnë sot në Thesproti të integruar. Problem janë çamët që bashkëpunuan me pushtuesin, bënë krime të tmerrshme. Këta njerëz nuk u dëbuan, ikën nën peshën e krimeve të tyre. Nuk mund të përdoren si elementë nacionalizmi nga çamët e tjerë që nuk jetuan në Greqi dhe as erdhën me pushtuesin në Greqi dhe as mundet të kushtëzojnë marrëdhëniet Greqi-Shqipëri”, shprehet Kotzias për Alpha Radio.

Ndërsa në një intervistë për Real Radio, Kotzias foli për sulmet e mediave greke ndaj tij, të cilat e cilësuan si të dështuar këtë vizitë. Kotzias foli edhe për protestën e shoqatës “Çamëria” duke theksuar se ishin 150 veta, me të cilët u përball ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

cameri6“Nuk ishte me incidente, me incidente ishin kronikat. Pamja ishte një lojë zmadhimi dhe zvogëlimi. 150 tipa që kanë një mendim, protestonin për çamët dhe në fund u inatosën me ministrin e jashtëm të Shqipërisë, sepse kishte kurajon dhe nderin t’u thoshte katër herë në intervistën e përbashkët për shtyp por edhe në fjalet që mbajtëm në Universitetin e Tiranës se nuk mund të vendosen çështje territoriale”, tha Kotzias.

Në të vërtetë, të hënën e 6 qershorit, shoqata “Çamëria” dhe qytetarë të tjerë të Tiranës  zhvilluan një protestë të madhe para dyerve të ministrisë së jashtme ku pritej të vinte Kotzias. Ai u detyrua të hynte përmes derës së mbrapme të ministrisë për të mos u përballur me turmën e madhe të komunitetit çam. Ata protestuan për rreth katër orë duke ndikuar ndjeshëm në sensibilimin e kauzës së tyre. Aq shumë sa gazetarët grekë të pranishëm në delegacionin e Kotzias, janë acaruar së tepërmi dhe kanë nisur të shajnë me zhargonin e tyre protestuesit.foto kryesore

Se çfarë thotë Kotzias për vizitën e tij në Tiranë në përpjekje për të bindur mediat greke se nuk dështoi, është një gjë, ndërsa deklaratat që ai shpreh publikisht në emër të ministrit të jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, janë një gjë tjetër.

Në të vërtetë, ministri  i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, deklaroi disa herë se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale ndaj askujt. Por, nga ana tjetër ai theksoi se Çështja Çame ekziston. Kryeministri Rama gjithashtu tha se Çështja Çame është një problem për t’u zgjidhur mes dy vendeve, bashkë me ligjin absurd të luftës. Megjithatë, do të ishte mirë që ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, të përgënjeshtronte deklaratën e homologut të tij grek, Kotzias sipas të cilit: “Ministri i Jashtëm Shqiptar tha katër herë publikisht në Universitetin e Tiranës se Çamëri dhe budallallëqe të tilla nuk ekzistojnë”.

proteste3

proteste4

http://www.himara.gr , linku ku mund të ndiqni  intervistën e ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Etiketa: Çeshtja çameDitmir Buashatiedi ramagenocidi grek ndaj cameveKotzias per mediat grekeligji i luftesNikos KotziasPDIU

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Christina Grimmie vritet teksa u jepte autografe fansave

Christina Grimmie vritet teksa u jepte autografe fansave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përgëzojmë Dumanin për shërbimin, partneritet me Kryeprokurorin e ri –

Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA

11:11 | 15/01/2026
60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

11:01 | 15/01/2026
E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –

10:31 | 15/01/2026
Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –

10:05 | 15/01/2026
Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –

09:51 | 15/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –
  • E turpshme që iu besua Salillarit, të hetohet investimi 3.5 mln euro! –
  • Ngjarje e rëndë në Korçë! Merr flakë banesa, ndërron jetë e moshuara –
  • Kush janë të rrezikshmit e burgut të Durrësit që u transferuan në Peqin –
  • Kush janë të burgosurit me rrezikshmëri të lartë që u transferuan nga Durrësi në Peqin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pezullimi i vizave, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Ja cilët qytetarë nuk lejohen të hyjnë në SHBA
  • 60 milionë euro tendera sekretë, kompani guaskë në Xhafzotaj! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com