Mëngjesin e së mërkurës janë gjetur të vdekur një çift në oborrin e shtëpisë së tyre në rrugën “Jusuf Gërvalla”, në qytetin e Prizrenit.
Burrë e grua Suada dhe Durim Hadri janë vrarë me armë zjarri pasi u kthyen nga Suedia për pushime.
Sipas policisë i dyshuar për vrasjen e tyre është djali i tyre A.Hadri, i cili është arratisur nga Kosova, pas vrasjes makabre të prindërve.
Në oborrin e shtëpisë, në vendin ku u vranë burri dhe gruaja janë gjetur dy gëzhoja të plumbave dhe një pistoletë, në afërsi të trupave të pajetë të Suada dhe Durim Hadrit. Autori i vrasjes ende nuk është arrestuar nga policia.
Plagosje me thikë në Kavajë –
Një person mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen...