Kosova paralajmëron Shqipërinë e Maqedoninë: Me 1 korrik mund të vendoset taksa – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kosova paralajmëron Shqipërinë e Maqedoninë: Me 1 korrik mund të vendoset taksa

09:24 | 28/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Kanë kaluar më shumë se shtatë muaj që kur Kosova ka vendosur taksë 100 për qind ndaj Serbisë. E një taksë thuajse të ngjashme, Kosova mund ta vendosë edhe ndaj dy shteteve tjera fqinjë. Taksa ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është përmendur gjatë ditës së mërkurë.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka paralajmëruar se Kosova mund të vendose taksë edhe ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë se Veriut.

Në debatin për efektet e taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka paralajmëruar taksë edhe për shtete tjera të rajonit. Ai përmendi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dy vendet ndaj të cilave prodhuesit kosovarë kanë ankesa për disa taksa të vëna ndaj tyre.

Read more

Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –

Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

“Unë veç i kam paralajmëruar MSA-në, për vendet tjera dhe Kosova do të ketë qasje të njëjtë me të gjitha vendet e CEFTA-s. Në dy takimet me Qeverinë e Shqipërisë kemi kërkuar largimin e dy taksave ndaj Kosovës dhe të mos bëhet biznes në Kosovë”. Shala ka thënë se edhe për Maqedoninë ka ankesa nga bizneset e Kosovës.

“Edhe për Maqedoninë kemi shqetësim nga prodhuesit kosovarë, sepse së fundi u është ndaluar eksporti i prodhimit të lëndës së parë të peshkut. MTI është e gatshme të marrë masa të caktuara ndaj shteteve të caktuara, në varësi nga kërkesat e prodhueseve kosovarë”, ka thënë Shala.

Peshku acaron raportet mes shteteve

Maqedonia e Veriut dhe Kosova që kanë mes vete vetëm nga një vijë kufitare, kanë vendosur që të vendosin barriera për bizneset e mallrat. Maqedonia tashmë ka vendosur që të bllokojë eksportin e peshkut nga Kosova. Ky vendim ka hyrë në fuqi që nga data 01.06.2019 dhe ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë.

Klubi i Prodhuesve në Kosovë ka reaguar ndaj vendimit që ka marrë Maqedonia e Veriut për ndalimin e importit të peshkut nga Kosova. KPK ka reaguar se në asnjë pjesë të rregullores nuk tregohen arsyet e këtij ndalimi. Në reagim ka theksuar se tashmë Maqedonia i shtohet listës së anëtarëve të CEFTA-s që nuk respektojnë marrëveshjet për tregti të lirë me Kosovën, pas Serbisë, Bosnjë – Hercegovinës dhe Shqipërisë.

“Ky vendim i dëmton drejtpërsëdrejti bizneset vendore të cilat merren me kultivimin e peshkut, pasi që Maqedonia e Veriut ka qenë një ndër tregjet më të rëndësishme për shitjen e peshkut të gjallë nga prodhuesit e Kosovës. Gjatë vitit 2018, Kosova ka eksportuar peshk të gjallë në Maqedoninë e Veriut në sasi 26 tonë dhe vlerë 95 mijë euro. Në vitin 2019, vetëm në muajin maj, vlera e eksportit ka qenë 23 mijë euro, e që është disa herë më e lartë se muajt paraprak”, thuhet në reagim.

Klubi i Prodhuesve ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të reagojnë dhe të kërkojnë rishikimin e këtij vendimi nga Maqedonia e të tregohen arsyet e vërteta të ndalimit. Kurse, Oda e Afarizmit të Kosovës shprehet shumë e shqetësuar me vendimin që ka marre Republika e Maqedonisë se Veriut për ndalimin e shitjes së rasadit të Peshkut nga Kosova. Sipas tyre, shqetësimi është pranuar nga biznesi anëtar “Trofta Istog”.

“Ky vendim ka hyrë në fuqi që nga data 01.06.2019 me të cilin ndalohet importi i peshkut të gjallë që dedikohet për rritje ose mbushjen e hurdhave me peshq të vegjël me prejardhje nga Kosova. Me këtë rast, Kompanisë Trofta pa paralajmërim të mëparshëm i është kumtuar marrja e këtij vendimi”, thuhet në kumtesën e OAK. Ata thonë se është vendosur edhe një taksë prej afër 700 euro për çdo hyrje të kamionëve të peshkut në Maqedoni.

Kosova dhe Shqipëria nisin luftën tregtar më 1 korrik

Mbledhjet e përbashkëta Shqipëri – Kosovë, në vend të rezultateve, kanë prodhuar një luftë të re tregtare, e cila me gjasë, sipas lajmërimeve të Kosovës, do të nisë më 1 korrik. Shqipëria duhet të plotësojë 6 kushte në lehtësimin e procedurave dhe tarifave me Kosovën, në të kundërt do ta vërë Shqipërinë të njëjtat barriera gjatë vitit.

Nëse qeveria e Shqipërisë, deri më datën 1 korrik 2019, nuk heq masat e përkohshme tarifore ndaj importeve të Kosovës, konkretisht ndaj patates, birrës, qepës dhe gjithashtu të lehtësojë pagesat nga tarifa e skanimit dhe Rrugës së Kombit, dhe disa certifikuara fitosanitare, Kosova do t’i kthehet reciprocitetit, duke rritur kostot ndaj eksporteve të Shqipërisë në Kosovë.

Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës thotë se Shqipëria dhe Kosova, duke pasur parasysh afërsinë gjeografike, kulturore dhe historike, do të duhej të bashkëpunonin shumë më fuqishëm në aspektin politik dhe ekonomik. Ai ka thënë se Shqipëria është tregu më ideal që Kosova të eksportojë mallra, por sipas tij, pengesat e kanë bërë atë si shtetin më të vështirë për eksport. Sipas tij, për një kohë të gjatë pengesë kryesore ka qenë infrastruktura rrugore, e cila tashmë është tejkaluar me Autostradën e Kombit.

Edhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës, përmes një reagimi, i ka bërë thirrje Qeverisë së Republikës së Shqipërisë për heqjen e të gjitha barrierave tregtare që prodhuesit e Kosovës po hasin gjatë eksportit të produkteve të tyre në tregun shqiptar.

Mbyllen bizneset

Klima e biznesit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës është përkeqësuar së fundmi, teksa bashkëpunimi ekonomik nuk po përparon. Ditë më parë INSTAT raportoi se gjatë vitit 2018 numri i bizneseve nga Kosova në Shqipëri ishte 423, duke shënuar rënie me 11 për qind në raport me një vit më parë. 55 ndërmarrje nga Kosova e kanë mbyllur aktivitetin vitin e kaluar, ku 23 ishin në sektorin e prodhimit dhe 32 ishin në sektorin e shërbimeve.

Ndërmarrjet nga Kosova ishin në rritje vitet e fundit pas një përkeqësimi që u vu re në vitin 2015, por duket se situata ka nisur të përkeqësohet sërish. Edhe pse qeveritë e dy shteteve të njëjtit komb u angazhuan në mbledhje të përbashkëta për të rritur bashkëpunimin ekonomik, e kundërta shihet të ketë ndodhur.

Por, edhe të dhënat që ka siguruar Monitor.al tregojnë se edhe numri i bizneseve të Shqipërisë që veprojnë në Kosovë kanë filluar të ulet. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë mbyllur 22 biznese të Shqipërisë që kanë vepruar në Kosovë. Kurse nga viti 2002 e deri më tani janë mbyllyr 84 biznese. Në këto të dhëna që janë të përgatitura nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë tregohet se aktualisht në Kosovë veprojnë 1 mijë e 297 biznese të Shqipërisë. Gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 191 të tilla, ndërsa këtë vit janë regjistruar 57 biznese.

/Monitor.al/

Etiketa: “Maqedonia e Veriutautoritetet e KosovësEndrit ShalaKosovaMinistri i Tregtisë dhe IndustrisëSerbiShqiperiataksa 100 për qind

Të Lidhura

Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –

Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –

nga 27
09:53 | 17/03/2026
0

 Ish-zv/drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Hava Delibashi, ka paraqitur kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë. Delibashi...

Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

nga 27
09:23 | 17/03/2026
0

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kritikuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me një editorial të përbashkët...

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

nga 27
09:17 | 17/03/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka qenë nën projektorë gjatë muajve të fundit për shkak të vendimit për pezullimin nga detyra të ish-zv.kryeministres...

09:07 | 17/03/2026
0

Gjykata Kushtetuese ka qenë nën projektorë gjatë muajve të fundit për shkak të vendimit për pezullimin nga detyra të ish-zv.kryeministres...

Para
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, plagosen dy persona

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, plagosen dy persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –

Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –

09:53 | 17/03/2026
Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

09:23 | 17/03/2026
Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

09:17 | 17/03/2026
Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –

09:07 | 17/03/2026
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat) –

Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë –

08:45 | 17/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –
  • Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –
  • Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –
  • Kushtetuesja përballë provës! Vendimi për Berberin mund të rrëzojë edhe dosjet ndaj Ballukut dhe Becit –
  • Mbrëmje vendimtare në Champions League, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë –
  • Më shumë se gjysma e vdekjeve në Shqipëri vjen nga sëmundjet e zemrës, dy herë më shumë se në BE –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t kërkon zëvendësimin e masës së arrestit, pjesë e dosjes së Ergys Agasit –
  • Qytetarët e Kosovës nuk do ta falin kurrë ortakërinë me Vuçiç –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com