Kosova ka humbur ndeshjen me Kroacinë të përfunduar sot pas ndërprerjes së mbrëmshme si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Në ndryshim nga ndeshja e parë kur u mundën 0-6, Kosova ka rezistuar deri në minutën e 74 duke e mbyllur ndeshjen në “Maksimir” me vetëm një gol të pësuar.
Pas 7 ndeshjesh ne Grupin I, Kosova ka vetem 1 pikë, asnjë fitore dhe 6 humbje. Ka shënuar 3 gola dhe ka pesuar 19.