Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar dy rastet e para të importuara me COVID-19 në Shqipëri.
Bëhet fjalë për dy persona, babë e bir, të cilët kanë udhëtuar nga Firence në Tiranë. Megjithatë, gjendja e tyre është e stabilizuar dhe nuk paraqesin komplikacione.
Strukturat e urgjencës kombëtare dhe ISHP janë duke ndjekur protokollin klinik dhe epidemiologjik për të dy rastet.
Ministria e Shëndetësisë ka ëprsëritur thirrjen për qytetarët që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndjejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në numrin 127.