Ditën e sotme Maqedonia e Veriut ka konfirmuar 6 raste të reja të personave të prekur nga koronavirusi.
Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe e ka bërë të ditur lajmin në komunikimin mbi gjendjen e vendit.
Numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 18.
Në Klinikën Infektive të Shkupit janë të shtruar 13 pacientë të infektuar me koronavirus, ndërsa 5 të tjerë ndodhen në spitalin e Dibrës, në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Këmbimi valutor 6 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me...









