Ulet ndjeshëm numri i viktimave nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Itali.
Mësohet se kanë kanë humbur jetën 172 persona, pesë më pak krahasuar me dje.
Duke e çuar numrin e të vdekurve në total në 30.911 në shtetin fqinj.
Gjithashtu bëhet me dije se numri i të infektuarve ka pësuar një rritje, pasi janë konfirmuar 1402 raste të reja me koronavirus.
Ndërsa janë shëruar 2.452 persona, të cilët kanë lënë spitalet dhe qendrat shëndetësore.