Britania e Madhe ka raportuar në 24 orët e fundit 861 viktima si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 13.729 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.
Janë regjistruar gjithashtu 4617 raste të reja infektimi, duke e çuar në 103.093 numrin total të të prekurve me virusin covid-19. Nga 861 viktima, 740 janë në Angli, nga 28-103 vjeç. 40 prej tyre nuk kushin sëmundje shoqëruese. Në Skoci, Uells dhe Irlandë e Veriut janë regjistruar 121 të vdekur.
Në të gjithë Britaninë, janë 1559 pacientë që ndodhen në gjendje kritike, ndërkohë që që nga fillimi i pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar janë bërë 417.649 teste.