Koronavirusi, Meta: Të angazhohen mjekët më të mirë edhe ata jashtë shërbimit aktiv shëndetësor – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Koronavirusi, Meta: Të angazhohen mjekët më të mirë edhe ata jashtë shërbimit aktiv shëndetësor

14:50 | 10/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë sot një reagim të profesorit të njohur Isuf Kalo, i cili kërkonte nga qytetarët që të ruanin qetësinë përballë koronavirusit.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se përballimi i situatës në këto momente bëhet me përfshirjen e profesorëve më të mirë që janë dhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor.

“Përballimi me sukses dhe përgjegjshmëri, kërkon pikërisht përfshirjen e profesionistëve më të mirë të vendit edhe jashtë shërbimit aktiv shëndetësor. BASHKIMI BËN FUQINË! ??”, shkruan Meta. 

Read more

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

Postimi i plotë

Apel për një front të përbashkët

Nga PROF. DR. ISUF KALO Isuf Kalo

Në këto ditë kur pan demia e virusit Covid19 i shtriu kthetrat edhe në vendin tonë, mendoj se është koha të jemi të gjithë të bashkuar ndaj këtij rreziku që u kanoset njerëzve tanë.

Është pozitive që një sërë mësimesh të vyera i kemi përfituar tashmë nga eksperienca e përballimit të kësaj pandemie në vendet e tjera, veçanërisht nga fqinjët dhe që disa masa mbrojtëse të domosdoshme janë ndërmarrë paraprakisht nga Ministria jonë e Shëndetësisë dhe Task- Forca e ngritur posaçërisht kundra tij.

Specialistët e shkencëtarët tanë infeksionistë me kompetencë dhe përkushtim profesional të lartë kanë zhvilluar një veprimtari intensive informuese për popullatën, lidhur me masat mbrojtëse nga kjo e keqe krejtësisht e mundur për t’u mposhtur. Ata janë skalioni i parë që po ndeshet me të dhe meritojnë admirim nga të gjithë ne.

Megjithëkëtë, në ngjarje të tilla dramatike, përveç qetësisë, mirinformimit dhe bashkëpunimit nga secili prej nesh, mendoj se do të ndihmonte shumë edhe solidariteti, kontributi dhe paqja në nivel jo vetëm personal e familjar, por edhe politik e shoqëror.

Në këtë kontekst mund të ishte me vlerë që edhe partitë e faktorët e tjerë politikë gjatë kësaj periudhe të ulnin përkohësisht armët, të shuajnë kontradiktat dhe polemikat mes tyre për t’u bashkuar secila me propozimet, vërejtjet dhe kontributet në një front unik, çka do të maksimalizonte forcën dhe efektivitetin tonë. Shëndeti nuk ka ngjyrë partiake.

Ai është njësoj i bardhë, i çmuar dhe jetësor për të gjithë. Prandaj, edhe Task-Forca e ngritur kundra koronavirusit them se do duhej të ishte bipartizane, gjerësisht përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Përtej kufijve teknokratikë, përballimi i rreziqeve të tilla merr dimensione kombëtare, madje edhe më gjerë.

Uroj me gjithë zemër që kjo e keqe të mposhtet shpejt te ne. Por nëse ajo do të shtrihet më tej, do ta bëjë të vështirë përballimin me kontingjentin e disponueshëm (jo aq të madh) të tanishëm të bluzave tona të bardha. Do t’ju bëja thirrje, duke filluar nga vetja ime (77- vjeçar), edhe kolegëve bashkëmoshatarëve të mi pensionistë mjekë, të ofrohemi të gatshëm pavarësisht nga profilizimet tona, të ndihmojmë sa mundemi vullnetarisht në këtë front të ri. Mposhtja e virusit Covid-19, i kësaj mostre mikroskopike tinëzake kaq shumë dëmprurëse për shëndetin, ekonominë dhe mirëqenien tonë, është sot detyrë mbi detyrat për të gjithë. Prandaj edhe për ne”.

Etiketa: Isuf KaloKoronavirusikoronavirusi COVID-19mjekëtPresidenti Ilir Meta

Të Lidhura

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

nga 27
17:31 | 04/06/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale...

Për momentin, jo në krye të axhendës –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

nga 27
17:13 | 04/06/2026
0

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio pohoi se zgjerimi i NATO-s duke përfshirë Kosovën nuk është aktualisht në krye të...

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

nga 27
16:57 | 04/06/2026
0

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita dhe ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, dolën një një konferencë për shtyp sa...

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

nga 27
16:47 | 04/06/2026
0

Violand Braçellari është autori i ngjarjes së rëndë në fshatin Lozhan të zonës së Maliqit në Korçë. 43-vjeçari ishte i...

Para
Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën në punë 60 vjeçari

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën në punë 60 vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –

17:31 | 04/06/2026
Për momentin, jo në krye të axhendës –

Për momentin, jo në krye të axhendës –

17:13 | 04/06/2026
“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

“Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –

16:57 | 04/06/2026
Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –

16:47 | 04/06/2026
Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –

15:31 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –
  • Për momentin, jo në krye të axhendës –
  • “Kallashnikovi depërtoi antiplumbin”/ Vrasja e policit të Shqiponjës në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, flet drejtori Hita –
  • Gjithçka nisi nga kontrolli i makinës në 2015 –
  • Incident diplomatik mes Kinës dhe Zelandës së Re, Pekini u ndalon hyrjen 4 deputetëve –
  • Incident sigurie në prag të samitit europian në Tivat, autoritetet malazeze dëbojnë 87 serbë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndihmoi në organizimin e atentatit ndaj dy ‘të fortëve të Vlorës’, SPAK shpall fajtor Erio Zejnon –
  • Për momentin, jo në krye të axhendës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com