Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale ka informuar të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, se nuk do të panlizohen nqs tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen për shkak të situatës së Covid-19.
Sa i përket shtetasve shqiptarë që ndodhen në Francë, të cilët tejkalojnë qëndrimin e lejuar në hapësirën Schengen dhe dëshmojnë se për shkak të situatës së Covid-19 e kanë të pamundur lëvizjen, MEPJ bën me dije se edhe autoritetet franceze nuk do të vendosin asnjë penalitet.
Gjithashtu, autoritetet franceze kanë informuar se shtetasit e vendeve të tjera, nuk do të lejohen të hyjnë në Francë për 30 ditët e ardhshme, me përjashtim të atyre që kanë lejeqendrimi të vlefshme në Francë.
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –
Dinamo është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, dinamovitët fituan 0-1 në...









