Një sasi prej 376 kilogram lëndë narkotike janë sekuestruar nga Policia e Korçës në një tunel në malin e Shipckës-Voskopojë.
Mësohet se droga ishte e llojit Cannabis Sattiva dhe ishte në gjendje të mykur.
Prej kësaj sasie, 10 kg është marrë në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.
Prokuroria dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.