Policia ka sekuestruar një sasi prej 18 kg drogë e dyshuar si kanabis sativa në fshatin Ravonik të Korçës.
Autori u arrestuar në flagrancë. Ai është shtetasi Elton Beko, 37 vjeç, banues në Korçë.
“Në bazë të një informacioni të siguruar në rrugë policore, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e efektivëve të Policisë, në stallën e bagëtive të shtetasit të lartpërmendur, me vendndodhje në fshatin Ravonik-Korçë, në dy çanta sportive me ngjyrë të zezë”, sqaron policia lokale.
Lënda ishte e ndarë në tre pako dhe e mbështjellë me letër natriban. Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –
Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...