Kopshti i Pallatit të Brigadave është wow! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kopshti i Pallatit të Brigadave është wow!

14:35 | 06/02/2018
në Uncategorized
0

Nga Fjorda Llukmani

Hera e parë që vizitoj kopshtin më të bukur në Shqipëri dhe jam akoma WOW! Pallati i Brigadave është padyshim më i bukuri i ndërtuar, për nga arkitektura mjedisore. Koha mbajti mirë të dielën, perfekte për ecje në natyrë. Meqë liqenin e Tiranës e kemi bërë bozë, kur i thonë, kësaj here doja të shikoja kopshtin e Pallatit të Brigadave. I them dy shoqeve të mia që sot do të shkojmë në filan vend. Të dyja nuk ishin në dijeni që kopshti mund të vizitohej. Duke filluar që nga tetori, kopshi i pallatit është i hapur në fundjavë për kureshtarët. Nisem me gocat. Me makinë nuk shkon dot pasi nuk e parkon dot para pallatit. Sigurisht, nuk jemi nëpër lagje. Ne morëm autobuzin e Saukut dhe zbritëm në stacionin më të afërt. Që ta vizitoni edhe ju siç duhet, po ju listoj një më një gjërat që duhet të dini dhe shikoni.

  1. Shëtitorja

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Kur hyn në derën e pallatit është një rrugë me dy korsi, nga të dyja krahët me pemë të larta sipas modeleve të parqeve fiorentine. Tipike si hyrje e çdo pallati tjetër që kam parë në botë. Kishte dhe stola anash që mund të ulesh për të pushuar. Ma mori mendja që gjyshërit e mi do kënaqeshin pafund këtu. Duke qenë se jemi në dimër, lulet ishin të pakta. Në disa kthesa që ndodheshin pranë shëtitores hyrja ishte e ndaluar. Vrisja mendjen ku të çon kjo rrugë, por si gocë me rregulla që jam, nuk hyra aty ku s’duhej.

  1. Odeoni

Në fund të shëtitores dukej odeoni me kolona gjysmë rrethore. Megjithëse lexova shumë, nuk e kuptova arsyen e ndërtimit të saj. Nga mendja ime them pale ndan pjesën e hyrjes së pallatit me kopështin. Poshtë ndodheshin bustet e disa prej figurave më të famshmë shiptare si: Vaso Pasha, Jeronim De Rada, Abdyl Frashëri, Kostandin Kristoforidhi. Sa hërë shoh buste të tilla, më duket sikur të gjithë këta njëshat e kohës së atëhershme kanë një paraqitje. Prandaj nuk i kushtova ndonjë rëndësi të madhe të afrohesha e të shikoja me kujdes. Gjithsesi, odeoni nuk është pjesa më e bukur e kopshtit (gjithmonë vlerësuar nga mendimi im).

  1. Galeria e Oleandrave

Sapo kaluam odeonin pamë një tufë pemësh që bashkoheshin me njëra tjetrën. Ishte fiks si tunelet e përrallave. “O goca shifeni pak këtë si rruga për në Narnia”-u thërras unë shoqeve. Dukej sikur drita vinte në fund të galerisë. Nga larg shikoja një skulpturë dhe mezi po prisja të arrija atje. Vetëm kur në të majtë shoh disa sera me lule. “Domethënë këtu qenka si kopësht botanik”-thotë një prej shoqeve të mia. Pak a shumë, Zogu kishtë gjithçka që i nevojitej nga natyra. Ah, se harrova, Oleandra quhet lloji i pemës që formon këtë tunelin që ju thashë. Mu kujtua që kam parë disa foto dasmash të realizuara fiks këtu.

  1. Kopshti lulishte

E keni parasysh tek “Liza në Botën e Çudirave” që ajo mbretëresha kishte një kopësht si labirint në të cilin humbiste Liza e shkretë? Ja kështu është kjo pjesë e kopshtit. Nga të gjitha krahët rrethohet nga mur shkurresh dekorative me lartësi 4 metra. Rrugicat e vogla ishin plot me myshqe dhe ngjyra jeshile dukej sikur ishte shtruar një tapet. U futëm nëpër kthesa midis mureve kur shoh një fushë tenisi. “S’paska ditur hiç me ja bo qejfin vetes ky Zogu mo!”- mendoja me vete. Dhe çne tenisi, sport në modë në vitet 1940? U çudita në fakt. Gjithsesi këta pushtetarët kanë qenë më para se ne me kohën. U vërdallisëm nëpër kopësht e më pas kaluam në një si tunel të futur mes shkurreve. Vetëm kur shoh një skulpturë të një vajze me bythë përjashtë. “Ahaaa pervers edhe Zogu si vjenezët”- u them me shaka shoqeve. Në fakt kjo skulpturë ishte aq fine dhe e lezetshme e gjendur mes gjelbërimit, sa më ngeli në mendje. Kur erdha në shtëpi pashë disa video ku Artan Shkreli thoshte se kjo skulpturë ishte e figurës mitologjike Dafna, femra që u shndërrua në dafinë. Aty i rashë në te që dhe kopshti ishte i rrethuar me pemë dafine, kështu jo më kot skulptura prej bronxi ndodhej pikërisht aty.

Diku më sipër me shkallë ndodhej një tjetër pjesë e kopshtit, pak si e ngritur dhe më private. Në qendër të saj pamë një skulpturë pa kokë. “Mirë pa kokë, po kjo skulptura s’paska as bibilush”-u them gocave. Filluam të talleshim si e kishin lënë pa organe gjenitale. Aman kokën t’ia kishin prerë, edhe këtë jo. Sigurisht që çdo gjë e gdhendur në këtë Pallat Mbretëror, i përket arkitekturës italiane. Prandaj nuk u vë faj lakuriqësive që shikoja vërdallë.

  1. Pallati Mbretëror

Kthehemi në të djathtë të kopshtit dhe shohim të famshmin Pallat. E kam parë në televizor me qindra herë kur bëhen pritje ceremoniale etj. Hyrja nga brenda ishte e ndaluar. Bereqaves që pamë edhe kopshtin dmth. Përpara derës se Pallatit është një shatërvan super interesant, fatkeqësisht jo i mbushur me ujë. Nejse, s’mund ta lenë gjithë kohën shatërvanin në punë, se s’ka kush e shijon. Nëse do të ishte plot, sipas Artan Shkrelit, uji kalon në të gjitha shkallët e shatërvanit në nivel të njëjtë. Aty takova dy gardistë, të qeshur e të kënaqur që punonin në natyrën e kopshteve. Në muhabet e sipër njëri prej tyre më thotë: “Këtu të mbushen mushkëritë me ajër. Ja ka ditë lezetin Zogu, prandaj e ndërtoi këtu pallatin. Ama i shkreti nuk ka jetuar këtu asnjë ditë. Pallati i Brigadave është qytet brenda qytetit. S’ke nevojë që të dalësh fare. Edhe natën ngjan shumë bukur se ka drita gjithandej. ”

Sipas tij vizitorët janë të pakët dhe për bukurinë që mbart ky vend duhet të kishte më shumë njerëz.

“E kanë parë njerëzit kur kanë ardhur për dasma ose aktivitete shtetërore. Mbase s’janë të interesuar ta shohin”- më thotë ai. Në muhabet e sipër doli që dasma e Besit dhe Xhensilës paska qenë më e arritura, biles, më shumë se dasma e princit. Që ta marrësh me qira pallatin kushton 1500 euro dita. Jo keq po ta mendosh. Bjeri një herë lapsit, më mirë dasmën në pallat mbretëror se në lokalet e provizuara si stil pallatesh.

  1. Shatërvani

Siç ju thashë shatërvani ndodhej përballë hyrjes në sheshin e Pallatit. Këtu priten personalitetet meqë është një rotondo në formë vezake. Shatërvani është unik për nga lloji i tij.  Skulptura në krye të shatërvanit është e ndërtuar nga Odhise Paskali.

  1. Kishëza (e preferuara ime)

Ngjisim disa shkallë në të majtë të pallatit për të shkuar tek kishëza. Rruga që të çonte ishte e mbuluar me pemë në formë tuneli dhe myshqet në tokë ta bënin shëtitjen më të bukur. Kur pashë kishëzën mu duk vetja si në përrallë. Thashethemet thonë që Zogu e ndërtoi për Geraldinën e cila ishte katolike, por në fakt sipas Shkrelit është ndërtuar për Viktor Emanuelin III. E donte robi një kishë për të kryer ritet fetare brenda pallatit. Muret duken goxha të vjetra dhe si ka prekur njeri me dorë për t’i rikonstruktuar. Këtu mund të bësh një dasëm perfekte të vogël. Po vrisja mendjen çne Enver Hoxha nuk e ka prishur kishën. Më pas lexova qe ai vetë ka thënë: ‘Lëreni kishën aty ku është, sepse nuk i prish punë njeriu’. Falë një dite që Enveri ka qenë me humor të mirë, sot kemi ç’të shohim, e të ëndërrojmë dasmën si në filma. Nga brenda është e rrënuar dhe e paprekur.

Ju kërkoj ndjesë që u zgjata, por ky pallat më ka lënë aq shumë mbresa sa të gjithë duhet ta vizitoni. Është kaq afër sa s’ua pret mendja të jetë diçka e tillë në Tiranë. Unë kam parë pallatë të ndryshme nëpër botë, e të më vi zor që s’kisha parë tonin. Pallati i Brigadave është i vetmi në botë i ndërtuar me këtë stil arkitektonik, kështu që nuk gjeni tjetër si ky kudo që të bridhni. Çdo materjal është sjellë nga Italia. Pallati u inagurua në maj të 1941 gjatë vizitës së Viktor Emanuelit, në Shqipëri. Fatkeqësisht Zogu nuk pati mundësi ta shijonte asnjë ditë. Ska gjë Zog, se e shijojmë ne sot.

Info: Parku është i hapur për publikun çdo fundjavë

Ora 8:00-16:00 në muajt Tetor-Prill

Ora 8:00-20:00 në muajt Maj-Shtator

http://www.dritare.net/2018/02/05/kopshti-i-pallatit-te-brigadave-eshte-wow/1

Etiketa: Fjorda LlukmaniMbreti ZogPallati i Brigadave

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Një dhuratë për Sabri Fejzullahun në 50-vjetorin e karrierës së tij

Një dhuratë për Sabri Fejzullahun në 50-vjetorin e karrierës së tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

“Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve

15:45 | 28/04/2025
Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

15:42 | 28/04/2025
Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të

18:45 | 18/04/2025
Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

16:35 | 18/04/2025
Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH

16:02 | 06/04/2025

Më Të Lexuarat

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit
  • Kur krimi bën fushatë dhe policia bën selfie: Shqipëria që nuk e sheh më armën, se ka mësuar të jetojë me të
  • Kosovë, na fal për 12 vite!
  • Erjon Nexhipi i jep 227 MLN lekët e Muzeut Dritëro Agolli biznesmenit të denoncuar nga KLSH
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Beu” i Poliçanit Adriatik Zotkaj gostit me 1.4 miliard lekë Eral Myftarajn, për strehën e të moshuarve
  • Rakip Suli ua shtron me para Astrit Gjikondajt dhe Yzedin Bozhajt, 2.3 miliardë lekë për fushën e sportit

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com