Kopilat e gjyshit tim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kopilat e gjyshit tim

13:00 | 22/05/2018
në Uncategorized
0

Nga Edison Ypi

Një përmetar te Ura e Dragotit, më tha; S’ka njeri në ato anë të mos e njohë gjyshin tënd. Ishte serioz, autoritar, i drejtë, fjala e Tij s’bëhej dysh.
Te Rrapi i Pacomitit pyeta një mesoburrë me një hundë të madhe sa një kalli misri.
-Di gjë ti për gjyshin tim ?
-Gjyshin tënd këtu e njohin edhe zajet e Vjosës, edhe dëbora mbi Nëmërçkë. Gruaja e parë i doli shtërpë. Pa e larguar të parën, të dytën e mori fisnike Skrapari, bijë Beu në Veleshnjë. Mori edhe një grua të tretë. Por e mbajti pak. Se e thirri babai i Teqesë së Alipostivanit, i tha largoje, dhe Beu e largoi.
-Sa mirë e mbajtke ment Beun. Po kryetarin e kooperativës, sekretarin e partisë, operativin e zonës, i mban ment ti ata?
-Mos m’i kujto ata mutër. Në do ta dish un jam kopil i gjyshit tënd.

Tjetër kalimtar, me kosore në sup.
-Kam qënë kryetar këshilli. Por të gjithë më kanë harruar. Mirë kanë bërë. Edhe unë kopili i gjyshit tënd jam. Më bëri me një hyzmeqare.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Një i moshuar me njërin sy prej qelqi. Thotë se është 83 vjeç. Mban ment mirë Beun. Sa tokë, sa bagëti ka pasur. Ishte i shkolluar në Stamboll. Fliste dhe shkruante Shqip dhe turqisht. Vishej sipas modës europiane me frak dhe kapele republikë. Kostumet i qepte në Gjirokastër dhe Selanik. Nderonte Rilindasit, veçanërisht Naimin. Kishte respekt për gjërat e shkruara, dokumentat, sidomos ato të pronësisë. Ishte sevdalli’, qefli femrash. Kur erdhi Italia, vuri duart në kokë, ra mbi mangall duke shqiptuar fjalët e lapidare; “Bo-bo, ramë në dorë të fukarajt”. I di këto sepse jam kopili i tij.

Një Zonjë; Jam mësuese. Beun në këto anë e kujtojnë sikur të ishte ende gjallë, ka vajtur diku dhe me sot me nesër pritet të vijë. Beu ishte qefli i madh. Plotsonte më së miri dëshirat e fshatarkave. Njëra nga pasojat e këtyre dëshirave jam vetë unë që jam njëra nga kopilet e Beut, gjyshit tënd.

Komunistat nuk i kapën dot rekordet e Beut në Dashuri. Komunistat pengoheshin nga parimet e marksizëm-leninizmit në bërjen e seksit.

Kopilet si unë, për aq kontribut sa kanë dhënë, janë prezente nëpër këngë. Ja dy vargje të një kënge të famshme,
Çup’ e Veli Beut me nishan në ballë,
Ç’e gënjeu kopilja, e nxorri në shkallë.
Një djalë i ri me biçikletë dhe çantë.
-Di gjë ti për Beun, gjyshin tim ?

-Të kam zili që je nipi i Beut. Babai im dhe nëna ime janë kopil Beu dhe kopile Beu. Domethënë unë jam stërkopil Beu. Të gjithë ne këtej kopilat dhe stërkopilat e Beut jemi. Unë stërkopili i Beut kam mbaruar në Amerikë për Etnopsikologji. Po bëj Doktoraturë për Bejlerllëkun dhe kopil’llëkun, jetën dhe veprën e gjyshit tënd si Bej dhe times si stërkopil. Një kapitull do jetë “Pse nuk e harron kopili Beun ?”. Më mahnit gjyshi yt i lavdishëm dhe prezenca jote këtu për ta verifikuar në vend kopil’llëkun tim. Komunizmi dhe komunistat ishin mish i huaj për këtë vend. Gjyshi yt ishte produkt autentik i këtij habitati. Në marrëdhënien e fshatit me Beun, gjithçka ishte e natyrshme, e vetvetishme. Fshati dhe beu ekzistonin në një mardhënie simbiotike natyrale. Beu ishte si fshati, fshati ishte si Beu. Bejlerët dhe kopilat, ishin produkte të natyrshëm të zinxhirit të shkakpasojës në luftën për mbijetesë. Kujtimi i gjyshit tënd madhështor i ka bërë hi e pluhur mijëra librat dhe filmat që komunistat bënë kundër tij. Komunistat sa më tepër e luftonin, aq më të pavdekshëm e bënin Beun.

Jam krenar që jam stërkopil i gjyshit tënd. Të qënët stërkopil më ka ndihmuar goxha për t’ju futur me themel Bejlerllëkut dhe kopil’llëkut. Unë e di se në kohën kur ti nipi i Beut nuk ishe as 10 vjeç, jo rrallë ndodhte që shtëpia jote dukej si OKB-ja në seancë plenare. Bejlereshat, me në krye më të fismen dhe më të kënduarën e tyre, nënën tënde, rrufisnin kafe dhe tymosnin duke folur për Zërin e Amerikës, Rusinë, luftën e klasave, arrestime, internime, burgime, pushkatime, frikëra, emra, data, ndodhira, ilakara, Bejlerë, Teqe, Baba Teqeje, Dervishë, Myhypë, Qatipë, Poetë, Bejtexhinj, tregëtarë, hyzmeqarë, kopila, kopile. Bejlereshat flisnin edhe për Beun, gjyshin tënd, ndaj të cilit, si ti nipi i tij, dhe unë stërkopili i tij, ndjehemi njëlloj falenderuas që na ka sjellë në jetë.

Për Beun thoshin se ishte “sevdalli'”. Babai yt nuk merrte pjesë në këto seanca. Edhe ai Bej ishte. Por jo Bej përmetar, Bej kolonjar, dhe si i tillë rrihte më lart, fliste për Aristotelin, Arkimedin, Neronin, Monarkët e shquar, Shekspirin, Gëten, Tolstoin, Kolombin, Magelanin, Tomas Edisonin, Henri Fordin. Ti në një qoshe dëgjoje i përhumbur Bejlereshat. Një herë e pyete nënën; “Ç’domethënë “Bejlerllëk”, “Sërë”, “Sevdalli”, “Diktaturë”? Ajo t’u përgjigj me ca fjalë që ti i mbajte vëth në vesh për tërë jetën;

“Sapo mbarove së lexuari Makbethin dhe nuk e di ?! Unë stërkopili i shkolluar i gjyshit tënd rashmë e di se Bejlerët dhe Bejlereshat janë si Dhëmbeli dhe Nëmërçka, kopilat dhe kopileshat si ujët e Vjosës. Mos u habit se në këtë vizitë takove vetëm kopila, kopile, dhe mua stërkopilin. Bota është e Bejlerëve. Por ndodh ndonjëherë, që për t’i sjellë në vete Bejlerët, botën e marrin në dorë kopilat. Ne kopilat bënim ligjin në kohën e diktaturës. Prandaj s’gjejmë karar. Nuk bëhet Shqipëria me kopila. Shqipëria bëhet me Bejlerë. Thuaju ma tha një stërkopil përmetar; Përderisa koha nuk ka as fillim e as mbarim, për Bejlerët nuk është kurrë as herët as vonë.

Etiketa: bejlerbeuEdison Ypigjyshkopil

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Belsh, një grua denoncon mësuesen në polici: Më ka rrahur djalin në klasë

Belsh, një grua denoncon mësuesen në polici: Më ka rrahur djalin në klasë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com