Konjufca pas takimit me Ruçin: Jemi në situatë të vështirë me Serbinë, na duhet ndihma e Shqipërisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konjufca pas takimit me Ruçin: Jemi në situatë të vështirë me Serbinë, na duhet ndihma e Shqipërisë

12:00 | 07/06/2021
në Kryesore
0

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka pritur sot homologun e tij të Kosovës, Glauk Konjufca. Në deklaratën e përbashkët për mediat, Ruçi shprehu rëndësinë e arritjes së marrëveshjes me Serbinë, ndërsa thekoi se Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah të Kosovës.

“Bashkimin e nevojës për konsultime për të pasur një qëndrim më të unifikuar për dialogun. Është Serbia që ka kryer genocid, krime lufte, që ka fshehur kriminelë dhe që nuk ka bashkëpunuar me gjykatën e Hagës dhe sot përpiqet të glorifikojë kriminelët e vet. Kosova është në anën  e duhur dhe ne nuk do të reshtim së punuari dhe luftuari për të,” deklaroi Ruçi.

Konjufca foli për forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shqipërisë mbi idenë e një kombi të vetëm. Kreu i Kuvendit të Kosovës u shpreh se ata po përballen me një situatë të vështirë dhe kërkoi të koordinim më i thellë me Shqipërinë me qëllim që Kosova të mos dëmtohet në këtë proces.

Read more

Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –

Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

Jam me bosin Rama –

“Patëm një takim të frytshëm asnjë fjalë nuk mund ta përmbledhë në mënyrën më të plotë kontributin që republika e Shqipërisë ka dhënë për vendin tonë në shtetin tonë ekziston një traditë që vizita e parë e e kryetarit të parlamentit të Kuvendit të Kosovës bëhet në Parlamentin e Shqipërisë. Kemi interesa të përbashkëta dhe të njëjta sepse jemi një komb. Të tillë duhet ta kemi edhe politikën edhe artikulimin e interesave tona të përbashkëta. Edhe sfidat i kemi të përbashkëta. Dua të bëj një falenderim të veçantë për Shqipërinë që dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për përballjen e pandemisë duke ofruar vaksinimin e stafeve tona mjekësore. Me kryetarin Ruci hapëm disa tema të rëndësishme duke filluar me një nevojë të thellimit të bashkëpunimit në disa fusha.

Deri tani kemi bashkëpunim në nivelin e fqinjëve të mirë por duhet të ngrihet në një nivel tjetër të dy vendeve të një kombi të vetëm. Trajtuam edhe sfidat. Dy janë shumë të rëndësishme. Do të përballemi në një dialog të vështirë me Serbinë, meqenëse ndërkombëtarët e kanë definuar atë si faza përfundimtare dhe që duhet të marrë formën e një marrëveshje finale. Na duhet një koordinim i thellë dhe i ngushtë me Shqipërinë që Kosova të mos dëmtohet nga një marrëveshje e tillë. po përballemi në një proces të vështirë gjyqësor në gjykatën speciale, disa nga krerëve më të rëndësishëm të UCK po gjykohen në Hagë. Edhe në këtë dimension bashkërendojmë veprimet tona me Shqipërinë. Lufta jonë e shenjtë dhe e pastër ka qenë e gjithë kombit shqiptar. Sfidat janë të shumta hapësira e bashkëpunimit është e madhe,” u shpreh Konjufca.

Etiketa: Glauk KonjifcaGramoz Rucikosovekreu i kuvenditkreu i Kuvendit të KosovësMarrëveshja me SerbinëShqiperi

Të Lidhura

Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –

Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –

nga 27
14:29 | 10/06/2026
0

Federata e Futbollit e Iranit ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë hequr kuotën e biletave të rezervuara për tifozët...

Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

nga 27
14:13 | 10/06/2026
0

Enea Zyferin, ndaj të cilit u caktua masa e arrestit me burg për akuzën e përkrahjes së autorit të krimit,...

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

nga 27
13:53 | 10/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij përpara deputetëve demokratë, ka zbardhur diskutimet në Konferencën Rajonale të...

Jam me bosin Rama –

Jam me bosin Rama –

nga 27
13:49 | 10/06/2026
0

Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si “Cllevio”, ka tërhequr vëmendje gjatë paraqitjes së tij në ambientet e Gjykatës së Posaçme...

Para
Basha nga Fieri: 25 prilli u kthye në një ditë vjedhjesh, më të madhen në 30 vite

Basha: Shqiptarët nuk kanë shpresë tjetër t’i nxjerrë nga qorr sokaku i 25 prillit përveç PD-së

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –

Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –

14:29 | 10/06/2026
Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

14:13 | 10/06/2026
Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –

13:53 | 10/06/2026
Jam me bosin Rama –

Jam me bosin Rama –

13:49 | 10/06/2026
Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –

Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –

13:43 | 10/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –
  • Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –
  • Në PPE kërkova mbështetje ndërkombëtare për protestat qytetare –
  • Jam me bosin Rama –
  • Ju ka rënë barra e rëndë që Shqipërinë ta pastroni nga plehu tredekadësh politik –
  • Gjyqi në themel për Veliajn, GJKKO shtyu seancën për shkak të mungesës së avokatëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tension para Botërorit, tifozët iranianë mbeten pa bileta të rezervuara –
  • Armandi më kërkoi të fikja dritat e lolalit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com