Konfirmohen 21 raste të reja, mes tyre edhe personel mjekësor, shkon në 1164 numri i të prekurve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Konfirmohen 21 raste të reja, mes tyre edhe personel mjekësor, shkon në 1164 numri i të prekurve

10:43 | 02/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Gjatë 24 orëve të fundit, ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë kryer 242 testime dhe janë konfirmuar me koronavirus 21 raste të reja.

Rovena Daja, nga Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë testuar 45 persona nga radhët e personelit mjekësor ku janë konfirmuar pozitiv 6 raste të reja.

Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të zbuluara ndërkohë që ka edhe raste të reja për të cilat është duke u kryer hetimi epidemiologjik.

Read more

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 21 raste të reja, shkon në 1164 numri i të prekurve

891 të shëruar që nga fillimi i epidemisë. 240 raste aktive në të gjithë vendin

Dr. Rovena Daja
Instituti i Shëndetit Publik

Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Kanë vazhduar testimet dhe puna intensive në Laboratorin e Virologjisë në ISHP për të dyshuar të prekur me Covid19.
Në 24 orët e fundit janë kryer 243 testime në nga të cilat janë konfirmuar 21 raste pozitive, përkatësisht janë 14 në Tiranë, 3 raste në Krujë, ndërsa në Durrës, Shkodër, Kamëz, Mallakastër kemi nga një rast të prekur me Covid19. Janë testuar 45 personel shëndetësor nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 6 raste.
Rastet e identifikuara në 24 orët e fundit janë kryesisht kontakte te zbuluara nga hetimi i kryer dhe disa raste të reja për të cilat po vijon te kryhet hetimi epidemiologjik.
Aktualisht po trajtohen 27 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.
Nje pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetëë, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 14 qytetarë, duke e çuar në 891 numrin e të shëruarve.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1164 raste. Aktualisht janë 240 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (2 Qershor 2020)
Testime totale 16520
Testime molekulare 15068
Testime serologjike 1452
Raste pozitive 1164
Raste të shëruara 891
Raste Aktive 240
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 157
Durrës 20
Krujë 20
Kamëz 11
Shkodër 10
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1

vijon….

Etiketa: 1164 numri i të prekurve21 raste të rejaInstituti i Shëndetit Publikministria e shendetesiseRovena Daja

Të Lidhura

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

nga 27
22:12 | 13/05/2026
0

Oltjon Koleci, asistent pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë, nën udhëheqjen e profesor Bardhyl Mucekut, i cili është edhe pjesëmarrës në...

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

nga 27
21:32 | 13/05/2026
0

Dinamo është sërish kampione e Kupës së Shqipërisë, kjo pas fitores 3-2 me Egnatian në “Arenën Kombëtare”. Sfida e luajtur...

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

nga 27
21:20 | 13/05/2026
0

AMP ka dërguar në prokurori dy policë në Tiranë, pasi dyshohen për shpërdorim detyre. Hetimet kanë nisur pas një publikimi në mediat elektronike,...

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

nga 27
20:48 | 13/05/2026
0

Dinamo po fiton 2-0 ndaj Egnatias në pjesën e parë, në finalen e Kupës së Shqipërisë. Sfida në “Air Albania”...

Para
Si të kuptoni profilin e një pedofili, Sulstarova: Mos heshtni! (film)

Si të kuptoni profilin e një pedofili, Sulstarova: Mos heshtni! (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –

22:12 | 13/05/2026
Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

21:32 | 13/05/2026
Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –

21:20 | 13/05/2026
Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –

20:48 | 13/05/2026
Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo –

Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo –

20:00 | 13/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –
  • Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –
  • Shtesë katesh pa leje në një pallat në Tiranë, dërgohen në prokurori dy policë –
  • Gola, tension dhe një dëmtim i rëndë në finalen Dinamo-Egnatia –
  • Dëmtim i rëndë dhe karton i kuq, ndërpritet përkohësisht Egnatia-Dinamo –
  • Skandali 2,1 MLD lekë i pastrimit të plazheve/ Tenderi “i qepur” për Fushën denoncohet në KPP, Rama nxjerr administratën në aksion –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zbulohen depozita të hidrogjenit në Bulqizë, flet pedagogu që po bën studimin –
  • Kupa mbetet blu, Dinamo mposht Egnatian në finale –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com