Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Si të kuptoni profilin e një pedofili, Sulstarova: Mos heshtni! (film)

Nga Media 0

Javët e fundit një ngjarje e rëndë ka tronditur opinioni publik, ku një 15-vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga një 65-vjeçar, i cili e kishte filmuar dhe shpërndarë videon edhe tek tre persona të tjerë.

Redina Sulstarova, pedagoge dhe psikologe klinike në Gjykatën e Tiranës, në një intervistë në “ABC e mëngjesit” ka sqaruar çrregullimet, profilin klinik të një pedofili dhe si duhen trajtuar rastet e tilla.

Sulstrarova theskon se këto fenomene nuk duhen anashkaluar dhe duhet treguar një kujdes shumë i veçantë për mënyrën se si ekspozohen fëmijët, ndërsa shton se shoqëria, media, familjet, instancat kryesore nuk duhet të kujtohen vetëm kur zbulohet një rast tragjik.

“Për sa kohë pedofilia futet të çrregullimet psikotike, atëherë duhen trajtuar si njerëz me probleme. Shpeshherë individët pedofil i krahasoj me individët që kanë varësi nga substancat. Këto lloj dëshirash seksuale fillojnë që në moshën e adoleshencës, prandaj themi që është një nga vështirësitë për tu diagnostikuar si të tillë.

Në përgjithësi në moshat e mëdha ka një prevalencë më të madhe të akteve seksuale. Jo gjithmonë pedofilët bëjnë krime. Ka pedofilë që arrijnë ta mbajnë në një fazë latente dëshirën seksuale, por ka edhe të tjerë që i vënë në zbatim. Nuk duhet të ngarrojmë individët përfshirjen e një 17-vjeçari në marrëdhënie seksuale me një 12 vjeçar”, u shpreh ajo.

Gjatë bisedës në studio ajo theksoi se janë pedofilët ata të cilët ndërtojnë një lloj skeme përpara se të përfshihen në marrëdhënie seksuale më fëmijët.

“Rrallë herë ndodh që të përfshihen në një marrëdhënie seksuale me një fëmijë të cilën nuk e njeh. Një pedofil e studion mirë subjektin ndaj të cilit ka fantazi seksuale”, tha Sulstarova .

Sakaq ajo shtoi se kur zbulohet një rast pedofilie ngrihen gjithmonë dyshime se pas rastit konkret ka me qindra viktima të tjera, të cilat për arsye kulture, mentalitetit nuk kanë arsye të shfaqen.

“Unë do të thoja që ne këtë vajzë po e përdhunojmë. Me mënyrën se si gazetarët po shfaqin interes për të zbuluar vendndodhjen e saj. Për mënyrën se si ne si shoqëri jemi kurioz për të gjetur emër mbiemër të vajzës dhe për ta lidhur edhe me fytyrën. Ne jemi shoqëri indiferente. Ky nuk është rasti i parë. Mungesa e denoncimit lidhet edhe me sigurinë që ka nevojë një individ për të raportuar”, tha më tej ajo.

Sa i përket regjistrimi të videos dhe shpërndarje, ajo theksoi se shpeshherë ndodh me ata individë që kanë dëshirë ta shohin.

“Le të themi që i rindizen dëshirat, fantazia që ka ndaj këtij subjekti”, u shpreh ajo.

Ne e konsiderojmë pedofilinë me zhvillimin e shoqërisë. Dikur kur fëmija konsiderohej e pjekur seksualisht, në këtë rast vajza konsiderohej një vajzë e duhur për tu fejuar, martuar në një moshë fare të vogël. Përpara 60 vjetësh ishte normale që një fëmijë 15-vjeç të kishte burrë. Ky zotëri që është sot përpara të gjithë opinionit mund të mendojë se vajza ka qenë grua?

Sulstarova: Kur ndalemi të rastet e pedofilëve, ata ndërtojmë një lloj skeme. Janë gjithmonë njerëz që kanë nevojë dhe arrijnë të hyjnë në rrethin e besimit të fëmijës. Prandaj themi që pedofilët në përgjithësi gjenden në shkolla. Mund të jetë mësues shkollë, roje shkollë. Fillimisht ai ka nevojë që të krijojë një lloj miqësie më fëmijën. Më pas ka nevojë të fitojë besimin e fëmijës duke hyrë në rrethin e ngushtë të miqve.

Më pas ata bëjnë çmos të fitojnë besimin e prindërve. Prandaj janë edhe të vështirë për tu zbuluar sepse hyjnë në rrethin e njohjeve të prindërve. Ndërkohë ata bëjnë një lloj vlerësimi të riskut sepse kanë nevojë të mos zbulohen.

Më pas ata vazhdojnë me manipulimin, prekje, puthje deri sa të arrijnë të akti final. Ai ka nevojë të hyjë në ndjenjat e fëmijës. Pasi e arrijnë këtë fillojnë e manipulojnë ose duke i kërcënuar ose duke ia servirur këtë lloj marrëdhënie si një marrëdhënie special e cila duhet mbajtur e fshehtë.

Por ky ia ka treguar të tjerëve?

Sulstarova: Ia ka treguar të tjerëve në një rreth besimi sepse kam përshtypjen se ka dashur përveçse të tregojë potencën e tij, por edhe për edhe për ta shfrytëzuar vajzën.

Deri tani flasim për agresorin, por flasim pak për viktimën?

Sulstarova: Jo gjithmonë duhet të ngremë kambana alarmi, kur na sërviret një rast i tillë. Ne kujtohemi vetëm kur zbulohet një rast tragjik, merremi tre ditë dhe më pas harrohet. Duhet të shohim çfarë interesi do të ketë pas disa javësh.

Një viktimë e tillë si duhet të trajtohet?

Sulstarova:  Përveç trajtimit psikologjik që vajza ka nevojë, mendoj që në rastin aktual vajza ka nevojë edhe për prindërit. Mendoj që vajza do ishte mirë që të largohet nga ai ambient, i cili askush nuk do ta kursejë atë duke ia kujtuar.

Ka plot që në mënyrë fare të thjeshtë, shprehen: “Vetë e kishte fajin!”

Sulstarova: Kjo është gjëja më e llahtarshme që mund të thuhet. Përsa kohë që është e mitur, nuk mund të themi që vetë e kishte fajin. Nënat duhet t’i mësojnët’i edukojnë meshkujt të mbajnë zinxhirin e pantallonave mbërthyer. Nuk mundet kurrsesi që të fajësohet fëmija.

Po shteti çfarë duhet të bëjë në këtë rast?

Sulstarova: Shteti duhet të marrë masa. Unë them gjithmonë që parandalimi është më i mirë. Unë e nis që nga familja e cila është bërthama. Është shumë e rëndësishme që fëmijëve t’i jepet një lloj sigurie. I këshillojmë që fëmijët të mos rrinë shumë vetëm.

Të kenë kujdes nga personat që zgjedhin si kujdestar të tyre. Mësuesit duhet të kenë gjithmonë në vëmendje denoncimet që bën fëmija dhe kurrsesi nuk duhet të heshtë./abcnews.al

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej