Kofsha pule me kërpudha
Për 4 veta:
4 kofsha pule
2 tufa qepë të njoma të prera në feta të holla
2 thelpij hudhre
1/2 kg kërpudha të freskëta
1 kuti krem qumështi
1 lugë supe rrafsh me miell
kripë, piper, arrë moskat dhe koper, pak verë te bardhë.
Skuqen lehtë kofshët e pulës dhe pastaj shtohen kërpudhat e prera në feta dhe më pas qepët. Shuhen me pak verë te bardhë dhe kur kjo e fundit avullon , shtohet ujë, kripë , piper, arrë moskat. Pasi u zbut mishi, hidhet mielli i tretur në pak ujë. Në fund hidhet krem qumështi. 5′ para përfundimit të gjellës , hidhet kopra e grirë.
Ju bëftë mirë!