I sh-kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika, e ka cilësuar ish-deputetin socialist Koço Kokëdhima, si njeriun që shkatërroi PS-në e Vlorës. Përmes një postimi në facebook, Gjika shpjegon pse Kokëdhima, dikur i plotfuqishmi i Ramës në PS-në e Jugut, i bëri keq kësaj force politike.
Reagimi
Gjatë gjithë kësaj periudhe, për arsye nga më të ndryshmet, kam zgjedhur të hesht! Përtej heshtjes time, kam percjellë me vëmëndje, dhe për fat te keq edhe me shqetësim, ngjarjet dhe zhvillimet në PS-ne e Vlores! Fillimisht, edhe pse jo fort i bindur për domosdoshmërinë akute të kësaj reforme, jam pajtuar në paqe më të, duke menduar dhe besuar që qëllimi dhe objektivi i saj, vetëm do ta forconin dhe shëndoshnin PS-në e Vlorës!
Por a iu përmbajt z.Kokëdhima këtij orientimi apo objektivi? Sipas mendimit tim, absolutisht JO! Djallëzisht, nga i ngarkuari me Reformën në Vlorë, z.Kokëdhima, u abuzua me nocionin “pranime të reja”! Them u abuzua, sepse ndërkohë që afroheshin në parti të rinj e të reja( dhe shumë mirë u bë që u afruan), përjashtoheshin nga gara me kriter moshën (apo ca me keq akoma pa kritere fare), anëtare dhe drejtues të organizatës sonë ndër vite, dhe aktivistë të suksesshëm fushatash fituese!
Atëherë, cili ishte qëllimi i vertetë i z. Kokëdhima?
Pikërisht krijimi i një strukture paralele, madje edhe fizikisht jashtë godinës tradicionale dhe historike të PS-së në Vlorë! Strukturë e cila, e zgjedhur pa kritere apo parime organizative, por si një detashment që të vetmin parim ka detyrimin apo nderin dhe qokën ndaj z.Kokëdhima! Kjo strukturë, e cila duke patur në themel këtë lloj ngjizjeje, do t’i shërbente atij, ( siç realisht në fakt po i
shërben), vetem për qëllime individuale, për t’iu imponuar PS-së, madje edhe vetë Kryetarit Edi Rama, në rast nevoje apo halli! Por, e theksoj, halli i tij apo halli im, nuk kanë pse të jenë hall edhe për PS-nëe Vlores!
A funksionon sot ashtu sic duhet PS-ja në Vlorë?
Për mendimin tim JO! Nuk ka mbledhje forumesh, nuk ka diskutime apo debate, nuk ka analiza apo konkluzione, sic nuk ka edhe detyra apo objektiva konkrete! Sot PS-ja e Vlorës ( flas për të ashtuquajturin“shtab qendror”), mblidhet për të trembur e frikësuar ndonjë drejtues institucioni i cili nuk i bindet z.Kokëdhima, apo për të ngritur doren për propozimet e tij në emërimet e drejtuesve! Kjo lloj reforme në fakt ka zbehur, madje e ka zhbëre pothuajse plotësisht, funksionimin
normal administrativ të menyrës së perzgjedhjes!
A mund te ndryshohet ky trend i deritanishëm?
Unë mendoj se PO!
Në ç’forme apo në ç’mënyrë?
SI FILLIM, duke denoncuar hapur të gjitha format apo manierat abuziviste të përdorura deri tani, si në perzgjedhjet në parti, ashtu edhe në institucione! E më pas, duke u parë sy më sy e duke i dhënë dorën njëri-tjetrit, “të rinj” e “të vjetër”, për të vazhduar së bashku nën frymën e solidaritetit tradicional që kemi patur ne socialistët vlonjatë! Kushdo, “i ri” apo “i vjetër”, ka vend dhe mundësi për të kontribuuar për PS-në në Vlorë! Z.Kokëdhima duhet të hapi rrugën dhe të merret me punë të tjera sa nuk është ende vonë! Zgjedhjet janë shumë afer! E në qoftëse ai nuk e ndjen që duhet të hapi rrugë, i duhet treguar “drejtimi i duhur”!