KLSH: Dëmi në buxhetin e shtetit, 2.9 miliardë euro – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KLSH: Dëmi në buxhetin e shtetit, 2.9 miliardë euro

18:30 | 06/02/2020
në Kryesore
0

Keqmenaxhimi i financave publike, abuzimet me prokurimet, tenderat dhe dhënia me qira në 2 vitet e fundit i ka kushtuar taksapaguesve shqiptar një dëm ekonomiko-financiar prej 2.9 miliard euro.

Sipas Transparency  Internacional, ngërçi politik dhe praktikat mashtruese e korruptive të nënpunësve të administratës janë shkaqet e gjendjes katastrofike.

Keqmenaxhimi i financave publike, abuzimet me prokurimet, tenderat dhe dhënia me qira të pasurisë shtetërore.

Read more

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

Dëmi në buxhetin e shtetit, 645 mld lekë ose 2,9 miliardë euro.

Keqmenaxhimi i financave publike, abuzimet me prokurimet, tenderat dhe shkeljet gjatë procedurave të shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore i kanë kushtuar buxhetit të shtetit një dëm prej 645 miliardë lekësh përgjatë dy viteve 2018-2019. Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj në një intervistë për mediet, thotë se në sektorin publik dëmi total për dy vitet e fundit arrin në shumën 363 miliardë lekë. “Në total, për këtë periudhë të 2 viteve të fundit janë konstatuar parregullsi financiare dhe dëm ekonomik në shumën 363 miliardë lekë ose afërsisht 2,9 miliardë euro: Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 51.4 miliardë lekë; Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 311.6 miliardë lekë, nga të cilat mbi 60% në fushën e të ardhurave dhe pjesa e tjetër në atë të shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.“, tha Leskaj.

Ndërsa në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit i kalon 280 miliardë lekë, tha Leskaj. Ai e vë theksin në faktin se korrupsioni në radhët e administratës është rritur duke cënuar drejtpërdrejt mirëqenien e qytetarëve. Ashtu siç vëren dhe Transparency International, në raportin e tij më të fundit, një nga shkaqet e rritjes së korrupsionit në vend, është dhe ngërçi politik në vend prej afër dy vite. Gjithashtu ai evidenton edhe vonesën e krijimit të strukturave të reja të drejtësisë, SPAK-ut dhe BKH, si dhe pandëshkueshmërinë e zyrtarëve të inkriminuar në praktika mashtruese dhe korruptive.

“Veç sa më sipër, gjykoj se te përkeqësimi i indeksit të korrupsionit kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë, të perceptuar në rritje nga qytetarët, si përqendrimi i pushtetit dhe mungesa e transparencës dhe llogaridhënies; krijimi i barrierave oligopolistike në ekonomi; ngathtësia dhe paaftësia burokratike; niveli i lartë i papunësisë dhe përpjekje fiktive për ta zvogëluar atë nëpërmjet hapjes së vendeve të reja të punës; niveli i përgjithshëm i çmimeve i krahasueshëm me vendet e zhvilluara evropiane, ndërsa niveli i pagave i krahasueshëm me vendet e pazhvilluara aziatike; potenciali ende i papërmbushur i shoqërisë civile etj.”, theksoi Bujar Leskaj. Sipas tij, edhe pse në mënyrë të vazhdueshme ndërkombëtarët kanë theksuar nevojën për më shumë përpjekje në luftën kundër korrupsionit, reagimi i institucioneve ka qenë sipërfaqësor. “Kultura jonë në marrëdhënie me ligjin është një kulturë sloganesh, ku ligjet janë të mira në letër, por zbatimi i tyre reduktohet eksponencialisht, sa më lart të ngjitesh në piramidën shtetërore.“, tha ai. Sipas një auditimi të kryer nga KLSH mbi zbatimin e “Strategjisë ndërsektoriale kundër korrupsionit”,

Leskaj thotë se auditimi gjeti se institucionet e përfshira në hartimin, implementimin dhe monitorimin e kësaj strategjie dhe planiit të saj të veprimit, nuk kanë zotëruar asnjë hallkë të detyrave dhe përgjegjësive të veta, duke rezultuar në një strategji të pazbatuar, të pa-monitoruar dhe rrjedhimisht të pa-raportuar për arritjet dhe mosarritjet. m“KLSH ka rekomanduar krijimin e një Agjencie Kombëtare Antikorrupsion, e cila të jetë nën varësinë e Kryeministrit dhe përgjegjëse për ri-hartimin, ri-zbatimin dhe monitorimin e mëtejshëm të Strategjisë dhe Planit të Veprimit, duke marrë fillimisht dakordësinë e Kuvendit për dokumentet strategjikë në formën e një ligji të posaçëm.”, shtoi Bujar Leskaj, kreu i KLSH-së.

Etiketa: abuzimet me prokurimetKeqmenaxhimi i financave publikeKLSHpasuria shtetëroretenderat

Të Lidhura

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

nga 27
09:50 | 16/05/2026
0

SPAK ka firmosur një fletëthirrje të dytë për ish-futbollistin e kombëtares shqiptare Igli Tare, duke i kërkuar të paraqitet për të dëshmuar...

Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane –

Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

nga 27
09:46 | 16/05/2026
0

Qeveria shqiptare synon që brenda këtij viti të mbyllë 10 nga 33 kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian dhe pse...

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

nga 27
09:28 | 16/05/2026
0

Shqipëria do të përfaqësohet në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2026 me këngën Nan, interpretuar nga Alis. Në garën për trofeun e...

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

nga 27
09:14 | 16/05/2026
0

Mbrëmjen e sotme, prej orës 19:00, do të nisë faza “Final Four” për titullin në Kategorinë Superiore. Vllaznia, e drejtuar...

Para
Michael Ngoo e ka “ngjyrën” bardheblu…

Michael Ngoo e ka “ngjyrën” bardheblu…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

09:50 | 16/05/2026
Shqipëria nuk e meriton anëtarësimin në BE me Ramën në krye, njeriun që tregon përbuzje për familjen europiane –

Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

09:46 | 16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –

09:28 | 16/05/2026
Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

09:14 | 16/05/2026
Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

08:58 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –
  • Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –
  • Sonte finalja e Eurovision, Shqipëria e pesta në skenë! ‘Nan’ bëhet hit i edicionit 2026 –
  • Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –
  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –
  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –
  • Qeveria po tregon mungesë transparencë për procesin e integrimit në BE –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com