Këto vajza të gjora kanë nevojë për ndihmë

Duhet të lëçisni

Basha: Rama i ofroi komandantit të UÇK-së lekë e tendera të tërhiqte fjalët e mira për mua

Kreu i PD,  Lulzim Basha ka akuzuar mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama se ka dërguar ditën e sotme një emisar tek një ish-komandant...

Përplasen automjetet në Lezhë, humb jetën pasagjerja

Një aksident i rënd ka ndodhur mbrëmjen e sotme aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një 70-vjeçare. Siç njofton policia, në këtë...

Manastirliu: Cilat janë kategoritë që do vaksinohen të parët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qeveria shqiptare ka parapaguar përmes Covax vaksinë për 5750 mijë qytetarë, ose 20% e popullatës. Megjithatë ndryshe nga...

Der Standard: Nëse Becchettit s’i jepen 100 mln €, Shqipërisë i konfiskohet pasuria jashtë

Gazeta austriake “Der Standard” në një shkrim të publikuar ditën e sotme paralajmëron se pasuritë shqiptare në Austri mund të konfiskohen pas një vendimi...

Nga Ahmet Zani

Në pamje të parë këta fëmijë, duken si gjithë të tjerët, por në fakt nuk janë ashtu. Tre motra të moshës 6, 9 dhe 11 vjeç vuajnë nga një sëmundje e radhë që i pengon të ecin në këmbë, pasi janë të këputura dhe rrëzohen.

Vajzat janë Dinela, Etna dhe Melisa Përleka, të cilat jetojnë në fshatin Ndërfushas të Mirditës. Në situatë më të vështirë nga sëmundja që mjekët thonë se quhet neopoti është vajza e vogël e kësaj shtëpie, e cila nuk mund të lëvizë fare pa ndihmën e prindërve. Sëmundja këtyre vogëlusheve ju është shfaqur qysh në moshën 2-vjeçare, ndërsa që atëherë nuk ka përparuar.

1

Prindërit e tyre kanë rendur nëpër spiatale për t’i kuruar, por pa mundur që të gjejnë zgjidhje në Shqipëri. Për herë të fundit ata kanë kryer analizat para një viti në Tiranë, por pa mundur që të gjejnë një diagnozë të saktë të asaj çfarë ato kanë. Mjekët në Shqipëri ju kanë rekomanduar që ekzaminime më të qarta shkencërisht bëhen jashtë vendit, por kjo është e pamundur prej ekonomisë së dobët, ndaj nëna e tyre lyp ndihmë:

“Tre vajzat e mija kanë probleme me ecjen. Ato nuk mund të lëvizin pa ndihmën e një personi tjetër, pasi lodhen dhe rrëzohen. Dy të mëdhatë, të cilat janë në shkollë, detyrohemi që t’i çojmë çdo ditë unë ose bashkëshorti, pasi nuk mund të shkojnë vetëm, pavërësisht se shkolla është afër. Jemi sorollatur në të gjitha spitalet e vendit tonë dhe nuk na kanë dhënë asnjë zgjidhje. Na thonë se kanë një sëmundje që quhet nejupati, por nuk na thonë si mund të kurohet këtu në Shqipëri. Kurimi është i mundur vetëm jashtë shtetit, por ne nuk kemi mundësi financiare, pasi kushton shumë. Vetëm burrin kam në punë dhe lekët që merr nuk na dalin as për të mbajtur frymën gjallë. Vetëm një analizë kushton 3 mijë euro për njërën gocë, plus dhe shpenzimet e tjera. Unë i bëj thirrje çdokujt që ka mundësi të na ndihmojë, ta vënë dorën në zemër për këto tre fëmijë, pasi dhe këta duhet të jetojnë si gjithë të tjerët.”

2

Mes lotësh njëra prej vajzave, Dinela rrëfen për vështirësitë që i ka shkaktuar sëmundja:

“Unë, kur eci kam dhimbje shumë të madhe në gjunj. Nga kjo lodhem shpejt dhe rrëzohem. Ne nuk mund të shkojmë tek shkolla vetëm. Ne kërkojmë që shteti të na ndihmojë që ta na çojnë në spital për të na kuruar, pasi duam të jetojmë si gjithë fëmijët e tjerë.”

Familja prej 10 anëtarësh e Dritan Përlekës jeton në kushte shumë të vështira ekonomike, e cila mbahet vetëm me pagën që merr kryefamiljari.

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Basha: Rama i ofroi komandantit të UÇK-së lekë e tendera të tërhiqte fjalët e mira për mua

Kreu i PD,  Lulzim Basha ka akuzuar mbrëmjen e sotme kryeministrin Edi Rama se ka dërguar ditën e sotme një emisar tek një ish-komandant...

Përplasen automjetet në Lezhë, humb jetën pasagjerja

Një aksident i rënd ka ndodhur mbrëmjen e sotme aksin rrugor Milot-Rrëshen, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një 70-vjeçare. Siç njofton policia, në këtë...

Manastirliu: Cilat janë kategoritë që do vaksinohen të parët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qeveria shqiptare ka parapaguar përmes Covax vaksinë për 5750 mijë qytetarë, ose 20% e popullatës. Megjithatë ndryshe nga...

Der Standard: Nëse Becchettit s’i jepen 100 mln €, Shqipërisë i konfiskohet pasuria jashtë

Gazeta austriake “Der Standard” në një shkrim të publikuar ditën e sotme paralajmëron se pasuritë shqiptare në Austri mund të konfiskohen pas një vendimi...

Gara për në Gjykatën Kushtetuese, KED ndalon kandidaturat e 3 gjyqtarëve

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidaturat e tre gjyqtarëve për dy vakancat e përkohshme në GJK. U është ndaluar kandidimi Aldona Sylaj,...