Këstet ia paguante babai/ Sandër Lleshaj mori dy kredi për shtëpi, por nuk deklaroi asnjë banesë

Duhet të lëçisni

Situata shumë e rëndë/ Infektivi dhe Sanatoriumi nuk kanë asnjë vend bosh

Të dyja spitalet kryesore të COVID-19 në vend janë plotësisht të mbushura. “BalkanËeb” shkruan se para Infektivit situata ka qenë e qetë por nuk ka...

Kodi gjenetik i Kelmendësve

shkruan Fahri Xharra Një studim gjenetik, të cilin e mora për përgatitje për shtyp, i cili m’u duk shumë i saktë, edhe pse është nga...

Rriten ndjeshëm rastet e reja në Kosovë, 4 persona humbin betejën me Covid-19

Kosova ka regjistruar ditën e sotme një rritje të numrit të të prekurve me koronavirus në 24 orët e fundit, teksa 453 qytetarë kanë...

Studimi francez: Ja sa reaksione me pasoja të rënda shkaktojnë Pfizer, Astra Zeneca dhe Moderna

Epidemiologu Ilir AliMehmeti ka shpërndarë në rrjetin e tij facebook studimin më të fundit francez në lidhje efektet anësore të vaksinave anti-Covid, ku përfshihen...
Sandër Lleshaj u zgjodh ministër i Brendshëm në kabinetin e kryeministrit Edi Rama në nëntor 2018 dhe u largua me dorëheqje në 10 dhjetor 2020, si pasojë e shpërthimit të protestave për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një punonjës policie.

Sandër Lleshaj është diplomuar në vitin 1985 në Shkollën e Lartë të Oficerëve në Tiranë në degën e Radiolokacionit, ndërsa në vitin 1996 është diplomuar për drejtues në mbrojtjen kundërajrore në Gjermani.

Pas përfundimit të Akademisë Ushtarake në Tiranë, zoti Lleshaj ka mbajtur disa detyra të larta në Forcat e Armatosura, ndërsa në vitin 2003 u emërua Atashe i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë.

Në vitin 2006, Z. Lleshaj është emëruar Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, ndërsa në vitin 2009 ka marrë gradën madhore Gjeneral Brigade. Në vitin 2010 është emëruar në detyrën e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Ai u lirua nga Forcat e Armatosura në maj 2013 dhe në shtator u emërua këshilltar për Sigurisë pranë Kryeministrit të Shqipërisë.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së ish-ministrit Sandër Lleshaj nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e anëtarëve apo ish-anëtarëve të Këshillit të Ministrave gjatë viteve 2013-2020.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nga viti 2006 deri në fund të vitit 2018.

Në deklaratën e dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2006, Sandër Lleshaj deklaronte pasuri familjare me vlerë 1 milion lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare kap vlerën e 15.7 milionë lekëve.

Pasuria familjare ndahet në 11.3 milionë lekë likuiditete bankare, likuiditete në cash prej 2.2 milionë lekësh dhe një automjet me vlerë 2 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 29.8 milionë lekë, nga të cilat 51% burojnë nga paga e Z. Lleshaj dhe gati 20% nga pagat e familjarëve. Rreth 28% e të ardhurave kanë burime të ndryshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe ‘flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 13 vite të deklarimit, njëra prej të cilave rezultoi me probleme.

Ish-ministri Sandër Lleshaj rezulton me burime të mjaftueshme financiare për të mbuluar shtesën e aseteve në vitin 2013 në shumën e 12,147 lekëve, pa llogaritur në këtë analizë shpenzimet vjetore për konsum familjar.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” deklarimin mbi kreditë bankare.

Më konkretisht në vitin 2006, Z. Lleshaj deklaron marrjen e një kredie për shtëpi në vlerën e 1.2 milionë lekëve, por nuk deklaron të zotërojë pasuri të patundshme. Në vitin 2008, ai sqaron se kjo kredi ishte marrë për llogari të babait të tij, nga i cili paguhen edhe këstet.

Po në vitin 2008, Z. Lleshaj deklaron marrjen e një kredie të butë për shtëpi përmes Ministrisë së Mbrojtjes në shumën 5 milionë lekë, por këtë shumë e tërheq nga banka dhe e deklaron si gjendje cash në shtëpi në shumën e 4.8 milionë lekëve deri në vitin 2016.

Ndryshe nga sa kishte deklaruar më parë, Z. Lleshaj sqaron në vitin 2016 se shuma e kredisë i është dhënë përmes një kontrate huaje një kompanie që prej vitit 2008. Sipas deklarimit, kompania ka paguar këstet e kredisë dhe në vitin 2016, i ka kthyer Z. Lleshaj vlerën 2.3 milionë lekë, që rezulton e depozituar në llogari bankare.

Pavarësisht dy kredive të marra ‘për shtëpi’, Z. Lleshaj nuk deklaron asnjë shtëpi në pronësi apo në përdorim përgjatë periudhës deklaruese.

Image

/BIRN/

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Situata shumë e rëndë/ Infektivi dhe Sanatoriumi nuk kanë asnjë vend bosh

Të dyja spitalet kryesore të COVID-19 në vend janë plotësisht të mbushura. “BalkanËeb” shkruan se para Infektivit situata ka qenë e qetë por nuk ka...

Kodi gjenetik i Kelmendësve

shkruan Fahri Xharra Një studim gjenetik, të cilin e mora për përgatitje për shtyp, i cili m’u duk shumë i saktë, edhe pse është nga...

Rriten ndjeshëm rastet e reja në Kosovë, 4 persona humbin betejën me Covid-19

Kosova ka regjistruar ditën e sotme një rritje të numrit të të prekurve me koronavirus në 24 orët e fundit, teksa 453 qytetarë kanë...

Studimi francez: Ja sa reaksione me pasoja të rënda shkaktojnë Pfizer, Astra Zeneca dhe Moderna

Epidemiologu Ilir AliMehmeti ka shpërndarë në rrjetin e tij facebook studimin më të fundit francez në lidhje efektet anësore të vaksinave anti-Covid, ku përfshihen...

PDIU, Idrizi në Fier: “Pashallarët e kuq” kundër Çështjes Çame; detyrimi ynë të mbrojmë identitetin kombëtar

Në një takim me anëtarët e Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe PDIU-së në Fier, Kreu i partisë Shpëtim Idrizi u shpreh se shqiptarët e Çamërisë...