Studentët e drejtësisë janë shoqëruar në komisariatin e policisë, pasi kërkuan dorëheqjen e Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Pas këtij veprimi në Komisariat kanë mbërritur edhe deputetët e LSI-së Endrit Braimllari, Kejdi Mehmetaj dhe Floida Kërpaçi. Nuk dihet nëse do të ketë procedim penal për studentët apo ndonjë masë më të lehtë.