Presidenti i vendit Ilir Meta pas kërcënimit të kreut të opozitës, Lulzim Basha ka thirrur në takim drejtorin e SHISH-it dhe komandantin e Gardës.
Mësohet se kreu i shtetit kërkon informacion nga krerët e dy institucioneve lidhur me informacionet për kërcënim ndaj kreut të opozitës.
Në shkresën drejtuar ministrit të Brendshëm, demokratët i referohen një takimi të ministrit Lleshaj me një prej punonjësve të gardës së Republikës, truprojë e Lulzim Bashës, mbi rrezikun që i kanoset sipas ministrisë së brendshme kreut të opozitës. Në letrën e PD për ministrin e Brendshëm thuhet se z.Lleshaj ka shkelur çdo procedurë dhe çdo mënyrë institucionale të trajtimit të kësaj çështjeje.