• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërcënimi me Athinën, Kali i Trojës ndaj PDIU

15:11 | 07/09/2016
në Uncategorized
0

Nga Arben Llalla

Sa herë që përflitet se Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet mund të marrë ndonjë portofol ministror, ashtu si tek e fundit dhe i takon prej kohësh, në disa media të printuara dhe elektronike lexojmë shkrime nxitëse se gjoja Athina, madje së fundmi dhe Bashkimi Europian janë kundër përfshirjes së kësaj partie në qeveri.

Lexo edhe

Rekordmenët zbresin në fushë këtë fundjavë –

Nuk mund ta arrestojmë Putin –

Timberlake bëhet pjesë e fushatës së re të Louis Vuitton –

E vërteta është krejt ndryshe nga këto farë analizash që lexojmë në disa gazeta të dorës së dytë, pronarët e të cilëve ulen në çdo prehër, sa majtas-djathtas për interesat e tyre personale. Disa parti janë trembur nga rritja e PDIU-së dhe kjo është e qartë që rrezikon forcat politike shërbyese të agjenturave të huaja.

PDIU nuk është thjesht një parti ideologjike politike, por parti kombëtare, e cila ka lindur si nevojë e çështjeve të pazgjidhura shqiptare që lidhen ngushtë me ardhmërinë e shqiptarëve. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë reagim zyrtar nga Athina dhe Bashkimi Europian për drejtimin e ndonjë ministrie nga PDIU, sepse kjo do të thotë shkelje e të drejtës ndërkombëtare ose thënë më shkoqur: të fusësh hundët në punët e brendshme të Shqipërisë.

Duhet theksuar se PDIU nuk është parti e djathtë ekstremiste, as fashiste sikur ka parti të tilla në vendet anëtare të BE-së, përfshirë këtu Greqinë. Ka vdekur prej kohësh ajo kohë, kur Shqipërisë i imponoheshin kandidatët për deputetë dhe ministra nga Athina dhe Beogradi. Sa për veton që Greqia do vendoska për mos anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kjo nuk ka lidhje fare me PDIU, por me Ligjin e Luftës, konservimin e pronave të shqiptarëve në Greqi që kapin vlerën e mbi 4 miliardë eurove dhe çështjen e kufirit detar e tokësor ende të pacaktuar.

Greqia nuk është vend mik strategjik i Shqipërisë, por vendi që i vendos haraç Shqipërisë për anëtarësimin në NATO dhe BE. Kjo tashmë dihet dhe nuk ka nevojë për kallauz.

Shkrimet e kohëve të fundit që shprehin shqetësimet se PDIU po drejton disa sektorë të Republikës së Shqipërisë kanë si burim partitë shqiptare të përbërë nga deputetë, opinionistë dhe drejtues shtetërorë që kanë ngrënë lugën e çorbës greke dhe sllave. PDIU nuk ka deputetë kriminelë, hajdutë apo një agjendë të huaj, ndërsa në Kuvendin e Shqipërisë gjenden me dhjetëra ligjvënës, të cilët kanë dosje kriminale dhe agjentë të huaj. Mos më thoni që nuk ka, sepse të gjithë i njohin këta njerëz të pafytyrë, pa dinjitet kombëtar dhe familjar, por heshtet, ngaqë krenaria e shqiptarit është nëpërkëmbur këto viteve të fundit.

Sipas të gjithë gjasave PDIU në zgjedhjet e 2017 do ketë një rritje në numrin e deputetëve nga 8 deri në 10 dhe kjo gjë ka trembur ata drejtues partish që e kanë qimen nën sqetull, që mendojnë se duke shtrënguar duart me kongresmenë, sekretar shtetërorë të SHBA apo vendeve të tjera mike të shqiptarëve do i shpëtojnë gjykimit të drejtësisë. Sado që zorra ngrënëse të ngushtohet me briskun e kirurgut ajo përsëri do zgjerohet, sepse është trashëgimi gjenetike…

Etiketa: arben llallaAthinaçorba grekeKali i TrojëskërcënimiPDIUportofol ministror

Të Lidhura

Rekordmenët zbresin në fushë këtë fundjavë –

Rekordmenët zbresin në fushë këtë fundjavë –

nga 27
11:21 | 24/03/2023
0

Pavarësisht se kjo javë i është rezervuar ekipeve kombëtare, nuk është e thënë që klubet të rijnë duarkryq (ose këmbëkryq...

Nuk mund ta arrestojmë Putin –

Nuk mund ta arrestojmë Putin –

nga 27
11:17 | 24/03/2023
0

Ndërsa qeveria hungareze nuk ka marrë ende një qëndrim zyrtar në lidhje me urdhrin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për krime...

Timberlake bëhet pjesë e fushatës së re të Louis Vuitton –

Timberlake bëhet pjesë e fushatës së re të Louis Vuitton –

nga 27
11:13 | 24/03/2023
0

Këngëtari dhe aktori, Justin Timberlake, është bërë modeli i fushatës së re të markës Louis Vuitton. Gjegjësisht, brendi i modës...

Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen –

Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen –

nga 27
11:09 | 24/03/2023
0

Udhëheqësit e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mirëpritën marrëveshjen e arritur në bisedimet ndërmjet udhëheqësve të...

Para
Maturantët dëbojnë përfaqësuesit e PD nga protesta

Maturantët dëbojnë përfaqësuesit e PD nga protesta

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rekordmenët zbresin në fushë këtë fundjavë –

Rekordmenët zbresin në fushë këtë fundjavë –

11:21 | 24/03/2023
Nuk mund ta arrestojmë Putin –

Nuk mund ta arrestojmë Putin –

11:17 | 24/03/2023
Timberlake bëhet pjesë e fushatës së re të Louis Vuitton –

Timberlake bëhet pjesë e fushatës së re të Louis Vuitton –

11:13 | 24/03/2023
Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen –

Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen –

11:09 | 24/03/2023
Abuzime nën hundën e SPAK, Bushi i fal Bamit 173 milionë lekë –

Abuzime nën hundën e SPAK, Bushi i fal Bamit 173 milionë lekë –

11:05 | 24/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Rekordmenët zbresin në fushë këtë fundjavë –
  • Nuk mund ta arrestojmë Putin –
  • Timberlake bëhet pjesë e fushatës së re të Louis Vuitton –
  • Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen –
  • Abuzime nën hundën e SPAK, Bushi i fal Bamit 173 milionë lekë –
  • Do të ta dhuroj unë apartamentin të jetosh me Kiarën –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rekordmenët zbresin në fushë këtë fundjavë –
  • Nuk mund ta arrestojmë Putin –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com