Keni dëgjuar ndonjëherë për një bibliotekë shëtitëse? E gjeni në Lezhë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Keni dëgjuar ndonjëherë për një bibliotekë shëtitëse? E gjeni në Lezhë

11:22 | 30/09/2017
në Shqiperi
0

Keni dëgjuar ndonjëherë për një bibliotekë shëtitëse?  Epo, një e tillë po zhvillon turin e saj të dytë në qytetin e Lezhës.

Ky projekt nisi si një iniciative e bibliotekës së qytetit të Lezhës dhe drejtueses së saj Znj Suela Bala, me qëllimin për të lidhur më shumë nxënësit e shkollave me librin. Projekti konsiston në një makinë të përshtatur si bibliotekë, me librat e shumëllojshëm të vendosur në rafte si dhe me kartela të anëtarësimit. Një bibliotekë shëtitëse që i ofrohet nxënësve të shkollës nga cikli parashkollor e deri tek maturantët e sidomos atyre në zonat rurale, ku mundësitë janë më të pakta.

Biblioteka lëvizëse me një larmishmëri librash artistik dhe jo vetëm, nisi udhëtimin në zonat rurale të Lezhës e ka përshkruar plot 32 fshatra.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“ Kevin, 3 vjeçar në kopështin e fshatit Kodhel, kur shkuam vjet nuk fliste asnjë fjalë dhe nuk shoqërohej me askënd. U ula në tryezë me të duke shfletuar një libër me figura. Ai u afrua ngadalë dhe u ul në prehër pa folur asnjë fjalë. Kur e kuptoi që po iknim doli jashtë duke qarë, edukatorja vrapoi pas tij dhe unë ju afrova me shumë ndrojë. Ai mu hodh në krahë dhe nuk shkëputej. Këtë vit udhëtuam përsëri në fshatin Kodhel, Kevini kishte filluar të fliste dhe më tha “Paçim” duke më puthur me dorë. Ka qenë ngjarja më e bukur e udhëtimit tonë”, thotë drejtoresha e bibliotekës së qytetit dhe iniciatorja e këtij projekti.

Drejtoresha shënon dhe momente të tjera të bukura të bibliotekës shëtitëse si në fshatrat Ungrej dhe Kallmet, ku fëmijët nuk hezituan të ulen në dysheme për të shfletuar librat.

Por, biblioteka shëtitese nuk mbeti vetëm në kuadrin e një iniciative të mirë, pasi u vleresua me çmimin e parë në nivel kombëtar për praktikat më të mira të qeverisjes vendore. Një çmim jo vetëm inkurajues por dhe shpërblyes në para me 10 000 franga zviceriane që u përdor për blerjen e 1000 librave dhe një makinë-bibliotekë të përshtatur tërësisht me rafte tipike si në një bibliotekë.

Kështu u mbyll turi i parë i kësaj bibliotekë shëtitëse me një hark kohor 8 mujor (nëntor 2016-qershor 2017) duke qarkulluar në duart e nxënësve më shumë se 1700 libra. Turi i parë pati dhe kampionët e leximit, nxënësit e një klase në shkollën Bilisht të cilët lexuan 23 libra në muaj.

Turi i dytë i bibliotekës shëtitëse u hap këtë të hënë me të njëjtin qëllim, pasion e përkujdesje për të sjellë bibliotekën të nxënësi.

Biblioteka shëtitëse tashmë është një mision për të sjellë botën e librit në të gjitha format e tij te nxënësi i shkollës në çdo vend ku ai jeton dhe pavarësisht mundësive që i jepen.

/urbanus.al/

Etiketa: bibliotekeLezhelibrashetitese

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Studentja më e mirë shqiptare fiton bursë të plotë në universitetin më të mirë në botë

Studentja më e mirë shqiptare fiton bursë të plotë në universitetin më të mirë në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –

Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –

08:49 | 28/04/2026
Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

08:33 | 28/04/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 28 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:29 | 28/04/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –

07:45 | 28/04/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –

07:37 | 28/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –
  • Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –
  • Këmbimi valutor 28 Prill, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 28 Prill 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përballje “titanësh” në Paris, PSG pret gjigantët e Bayern Munich në përballjen e parë për finalen e madhe –
  • Ndërtimi mbetet vatër korrupsioni, Shqipëria figuron 4 herë mbi mesataren rajonale –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com