“Këmisha kushton pak…”! Provat e tenderit të uniformave që çuan 9 zyrtarë pas hekurave: Ka risk… Ardi Veliu ishte në dijeni – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Këmisha kushton pak…”! Provat e tenderit të uniformave që çuan 9 zyrtarë pas hekurave: Ka risk… Ardi Veliu ishte në dijeni

06:16 | 15/07/2021
në Kryesore
0

SPAK zbuloi dhe çoi pas hekurave tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme dhe një në arrest shtëpie me në krye ish-shefen e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, Edlira Naqellari në lidhje me tenderin e uniformave të policisë së shtetit.

Ndërsa hetimet vazhdojnë dhe shanset janë që të tjerë zyrtarë të përfundojnë nën akuzë, ABC ka nxjerrë në dritë të tjera detaje nga çështja, të cilën e “zbërtheu” inxhinierja Aurora Mulla, pjesë e Policisë së Shtetit.

Në dosjen e siguruar nga gazetari Ermal Vija evidentohet fakti që drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ardi Veliu ishte në dijeni të procedurës dhe çmimeve.

Read more

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

Por, për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

Pjesë e dosjes është edhe një shkresë që mban datën 20 gusht të vitit të kaluar, të cilën Ardi Veliu ia ka dërguar Edlira Naqellarit, ecila asokohe ishte në krye të Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara. Veliu në shkresë ngre disa problematika mes të cilave, kryesorja çmimi dhe mospërputhje logjike mes artikujve.

“Në disa artikuj çmimi i ofruar është i ulët, gati nën kosto. Ekziston një mospërputhje mes logjikës së prodhimit dhe çmimit të ofruar si në rastin e këmishës me mëngë të gjata që kushton më pak se ajo me mëngë të shkurtra, këmisha për meshkuj kushton më shumë se ajo për femra, kostumi i motoçiklistit kushton më pak se kostumi i patrullës.

Xhupi treçereksh kushton më pak se xhupi i shkurtër, këpuca e dimrit gjysma kushton më shumë se këpucët taktike. Gjithashtu, vërehen ofertime të çmimit më të lartë, kur sasia e prodhimit është më e madhe, gjë që në industrinë e prodhimit për volume më të mëdha ofrohen çmime më të ulëta dhe anasjellas”,- shkruan Veliu.

Gjithashtu, thotë më tej SPAK, Veliu shkresës drejtuar Naqellarit i ka bashkëngjitur edhe tabelën e çmimeve të ofruara “në mënyrë jo korrekte nga njësia e prokurimit”.

Ai ka edhe një paralajmërim kur thotë se “prania e këtyre çmimeve përveçse është risk për cilësinë e produktit do të ndikojë edhe në llogaritjen e fondit në të ardhmen”.

Në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në 1 shtator, Agjencia e Blerjeve të Përqendruara i thotë se lidhja e kontratës është përgjegjësi e vetë autoritetit kontraktor.

Ky ka qenë komunikimi i fundit zyrtar mes këtyre institucioneve sipas dosjes dhe më pas është lidhur kontrata, e cila sipas SPAK ka disa shkelje dhe për këtë arsye 9 zyrtarë përfunduan nën akuzë, teksa 8 janë pas hekurave.

Etiketa: “Këmisha kushton pak…”! Provat e tenderit të uniformave që çuan 9 zyrtarë pas hekurave: Ka risk... Ardi Veliu ishte në dijeniArdi VeliuAurora MullaDrejtori i Përgjithshëm i Policisë së ShtetitEdlira NaqellariErmal VijaPolicia e ShtetitSPAK

Të Lidhura

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

nga 27
08:27 | 16/03/2026
0

Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë pagesa të prapambetura që lidhen më qiranë e shtëpisë, fatura shërbimesh...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

nga 27
08:23 | 16/03/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 83.4 lekë dhe do shitet me...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –

nga 27
07:45 | 16/03/2026
0

Dashi Fat dhe gëzim pa fund do keni gjate kësaj dite ne planin sentimental. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment...

Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

nga 27
07:39 | 16/03/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me...

Para
Tiranë/ Arrestohen dy persona për kultivim hashashi në shtëpi

U kapën me fara dhe fidanë kanabisi, arrestohen dy vëllezërit në Skrapar

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –

08:27 | 16/03/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

08:23 | 16/03/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –

07:45 | 16/03/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

07:39 | 16/03/2026
Parashikimi i motit për sot, 19 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026

07:35 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –
  • Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026
  • Parashikimi i motit për sot, 16 mars 2026
  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë –
  • Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com