Enkel Demi: Edi Rama ka bërë grusht shteti, në mënyrë që të mos shkojmë në zgjedhje (film)

Duhet të lëçisni

“Ata që shesin votën, shesin edhe motrën”

Fenomeni i njohur si “shitblerja e votës”, ka qenë prezent prej shumë vitesh në vendin tonë në çdo fushatë zgjedhore, dhe nga të dhënat...

Kampionët e sportit, mesazh shqiptarëve: Votoni ndryshimin (Film)

Kampionët e fushave të ndryshme të sportit i janë bashkuar opozitës dhe u kanë bërë thirrje shqiptarëve që ditën e diel në 25 prill...

Nuk gjetën asgjë, Bardhi përplaset me FNSH në Elbasan: Shkoni kapni bandat atje, jo këtu

Vetëm një orë përpara se Lulzim Basha të mbante mitingun përmbyllës të fushatës në Elbasan, një aksion blic i FNSH-së pasditen e sotme, pranë...

Reforma në Drejtësi “jep frutet e saj”/ Karantinimi 2-javor i emigrantëve, Dvorani do shqyrtojë ankimimin e LSI-së

Këtë të premte u hodh shorti në Gjykatën Administrative të Apelit për të përcaktuar trupën gjykuese që do shqyrtojë ankimimin e Lëvizjes Socialiste për...

Të mërkurën kontrollorët e AlbControl u futën në grevë për shkak të uljes së pagës.

Nga mëngjesi i ditës së djeshme aeroporti i Rinasit është në kaos për shkak se me grevën e 65 kontrollorëve është pezulluar puna në aeroport duke ndërprerë të gjitha fluturimet hyrëse dhe dalëse në këtë aeroport.

Gazetari Enkel Demi në “Abc-ja e mëngjesit” solli një panoramë të çështjes së kontrollorëve, kaosit në Rinas , duke u ndalur edhe tek nxjerrja e ushtrisë.

“Ai dje ka nxituar të vendosë ushtrinë, sepse i intereson që ne të jetojmë në këtë atmosferë deri në 25 prill. Çështja e kontrollorëve zgjidhet,  mjafton të ulemi në tavolinë. Por, nuk është kjo dëshira, sepse dëshira është të kemi ushtrinë në rrugë dhe policinë.

Nëse dje ka patur një akt për grusht shteti nuk ka qenë as Sali Berisha, as Lulzim Basha, as Ilir Meta; këta kanë çelësat e kashtës në dorë. Është pikërisht qeveria që i ka të gjitha, ka pushtetin lokal, qendror, gjykatat ka edhe prokurorinë”,- u shpreh gazetari.

Qëndrim nga Enkel Demi:

Sa i përket çështjes së kontrollorëve shqiptarët duhet të bëhen specialistë për gjërat që nuk kanë lidhje me jetët e tyre të përditshme. Ne kemi qenë specialistë të energjisë elektrike, të hidrocentraleve dhe të gjithë emergjencave që ka ky shtet, të cilat mundohet t’i ekspozojë duke viktimizuar veten.

Deri dje, ne ndoshta nuk e dinim se çfarë janë kontrollorët dhe kam përshtypje se këtë nuk e dinin një pjesë e politikanëve dhe e medias. Por, dje nëpërmjet drejtuesve të qeverisë dhe veçanërisht kryeministrit Rama mësuam se ata kanë në dorë shumë gjëra, mbi të gjitha trafikun ajror, por kanë në dorë vaksinat, të dashurit tanë, madje edhe të vdekurit, të cilëve nuk ju vjen tabuti në Rinas.

Situata është krejt e veçantë dhe janë bërë akuza për grusht shteti. Kjo është arsyeja që Rama ka nxituar dhe ka nxjerrë forcat e ushtrisë. Po dje, ish-ministri i Brendshëm më i përfoluri i qeverisë së tij ka thënë që kjo punë nuk zgjidhet me ushtri, por me dialog.

Tani, duhet të kuptojmë që shqiptarët janë njerëz të varfër, ka njerëz që jetojnë para televizorit, por nuk e dinë se çfarë do të hanë për drekë. Nëse ju thua atyre që janë disa punonjës që kanë në dorë jetët e tyre dhe paguhen aktualisht  me mijëra dollarë, por kërkojnë disa mijëra dollarë më shumë, kjo është t’i hedhësh kërma tufës së çakenjve për t’i ngrënë. Por, duke ju vënë gishtin këtyre kontrollorëve që paguhen me rroga të dinjitetshme, ne që jemi më të varfër kemi tendecën që të akuzojmë pikërisht ata.

Por, a janë sindikalistë këta kontrollorë? Janë njerëz më të veçantë dhe njerëz të marrë që mund të na çojnë në këtë ditë halli? Në fakt, sjellja e këtyre kontrollorëve nuk ndryshon nga kolegët e tyre europianë. Dje, është thënë se po cënohet siguria kombëtare, sepse këto janë sektorë që nuk bëjnë kurrë grevë. Por, një nga grevat më të afërmve të kontrollorëve italianë ka qenë në 29 janar të këtij viti. Pra, bëhen greva gjithandej, ka ndalesa pune gjithandej, por askush nuk fut ushtrinë në aeroport. Problemi nuk është se si do ta zgjidhim hallin e kontrollorëve, por si do të zgjidhim hallin e Edi Ramës.

Ai dje ka nxituar të vendosë ushtrinë, sepse i intereson që ne të jetojmë në këtë atmosferë deri në 25 prill. Çështja e prokurorëve zgjidhet, mjafton të ulemi në tavolinë. Por, nuk është kjo dëshira, sepse dëshira është të kemi ushtrinë në rrugë dhe policinë. Nëse dje ka pasur një akt për grusht shteti nuk kanë kryer as Sali Berisha, as Lulzim Basha, as Ilir Meta. Këta kanë çelësat e kashtës në dorë. Është pikërisht qeveria që i ka të gjitha, ka pushtetin lokal, qendror, gjykatat ka edhe prokurorinë.

Por, si ka mundësi që Prokuroria e rrethit Tiranë ka reaguar dje në mënyrë kaq energjike me një urdhër qeverie për të shoqëruar, ndoshta dhe për të arrestuar sot këta kontrollorë? Ndërkohë Edi Rama është përgjegjës që shqiptarët do t’i paguajnë 10 milionë euro  Becchetti-t dhe nuk lëviz asnjeri…

Edi Rama nuk merret në hetim? Përse? Përse prokuroria reagon vetëm ndaj të dobtëve? Përse sot janë 28 persona në polici, ku kanë kaluar natën? Këta persona janë prindër fëmijësh, nëna, gra që tek e fundit kërkojnë një gjë që u duket e drejtë.

Ka mbetur Shqipëria pa vaksina? Ky ka hall se nuk do të vaksinohemi? Përse nuk i sjell vaksinat në aeroportin e Prishtinës, Ohrit, në aeroportin e Podgoricës apo të Shkupit, meqë e paska me shumë hall. Ka problem se nuk po zgjidhim dot çështjen e trafikut ajror? Ka edhe variante të tjera, me të cilat mund të futesh në Shqipëri, të gjitha këto mund t’i bëjë, por jo sepse fajin e ka Saliu.

Kuptohet që këta njerëz kanë në dorë jetët tona, kur udhëtojmë në ajër dhe nëse një gabim i tyre fare i vogël nga mungesa e përqendrimit ndodh mund të vdesin qindra persona, të cilët janë duke udhëtuar me avion.

Prandaj përmendet shumë çështja e pagesave dhe stresit që ata kanë. Ndaj edhe thuhet se ata punojnë vetëm 17 ditë në muaj, pasi duhet të jenë të qetë aty ku shkojnë, sepse kanë jetët tona në dorë.

A e dini se sa paguhet një kontrollor në Itali, Francë, Gjermani? Ndoshta shumë më tepër se kontrollorët tanë, vetëm sepse kanë një profesion dhe arsimin tejet të veçantë. Këta sot që janë shoqëruar nga policia dhe nesër dalin, nëse ky i përjashton nga puna mund të shkojnë të punojnë në aeroportet më të mira të botës. Profesioni i tyre është më tepër i kërkuar se sa i mjekëve dhe infermierëve, sepse janë si pikat e ujit.

Dhe ky sot ka dhënë urdhër që nëse nuk paraqitet do t’i shkarkojë nga puna. Ndoshta edhe nuk paraqiten sot, sepse janë brenda në polici. Por, nëse paraqiten në atë gjendje stresi si mund t’ua besosh atyre trafikun ajror? Dhe e fundit, nëse i përjashton nga puna kë do të vërë të komandojë avionët? Pandi Majkon? Sandër Lleshajn do të ikë t’i komandojë vetë? Kë do të vërë? Do të jetë thundra e ushtarakut në komandë?

Por, ndërkohë ushtria është atje dhe nesër mund të vijë në ABC, sepse këto që them unë sipas atij cënojnë sigurinë kombëtare. Ndaj duhet të kuptojmë një gjë; që kemi një kryeministër frikacak, i cili e di që do të humbë zgjedhjet dhe e vetmja mënyrë për të qëndruar në pushtet është të bëjë grusht shteti brenda shtetit. Ai kërkon ta mbajë qeverinë me ushtri me polici dhe me dhunë.

Këtu mund të futet vetëm një element, ata që drejtojnë ushtrinë të mos harrojnë se janë ushtarakë. Janë betuar para flamurit, para kombit dhe jo para Edi Ramës. Kush zbaton urdhrat e Edi Ramës sot është tradhëtar i kombit!

Se si do ta zgjidhin kjo mbetet për t’u parë, por në 25 prill kam frikë që nuk do të shkojmë dot deri te kutia e votimit, nëse ky do të mbajë ushtrinë në rrugë.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

“Ata që shesin votën, shesin edhe motrën”

Fenomeni i njohur si “shitblerja e votës”, ka qenë prezent prej shumë vitesh në vendin tonë në çdo fushatë zgjedhore, dhe nga të dhënat...

Kampionët e sportit, mesazh shqiptarëve: Votoni ndryshimin (Film)

Kampionët e fushave të ndryshme të sportit i janë bashkuar opozitës dhe u kanë bërë thirrje shqiptarëve që ditën e diel në 25 prill...

Nuk gjetën asgjë, Bardhi përplaset me FNSH në Elbasan: Shkoni kapni bandat atje, jo këtu

Vetëm një orë përpara se Lulzim Basha të mbante mitingun përmbyllës të fushatës në Elbasan, një aksion blic i FNSH-së pasditen e sotme, pranë...

Reforma në Drejtësi “jep frutet e saj”/ Karantinimi 2-javor i emigrantëve, Dvorani do shqyrtojë ankimimin e LSI-së

Këtë të premte u hodh shorti në Gjykatën Administrative të Apelit për të përcaktuar trupën gjykuese që do shqyrtojë ankimimin e Lëvizjes Socialiste për...

“Një qeveri që kanos kërkon mandat të tretë”, mediat zviceriane i kujtojnë Ramës bluzat me pozicionet e seksit kur jepte mësim te Artet

Gazeta zvicerane “Neue Zurcher Zeitung” i ka kushtuar një artikull situatës politike në Shqipëri, ku është ndalur gjerë e gjatë tek zgjedhjet që do...