Kreu i komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, deklaroi se kandidatët e përzgjedhur nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla si dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për emërimet në Këshillin e Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin përkatës.
Xhafaj thekson se edhe vetë rezultati i nxjerrë nga procesi i shortit të zhvilluar në Kuvendin e Shqipërisë, është i tillë.
Memoja i është drejtuar kreut të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, ndërsa në dijeni është edhe Presidenti i Republikës si dhe kryetari i Kuvendit. Bëhet fjalë për shortin e zhvilluar më 27 janar 2017 nga Kuvendi i Shqipërisë.
Xhafaj tha se bëhet fjalë për dy standarde të ndryshime të aplikuara nga institucionet përgjegjëse në procesin e hartimit të listave të kandidatëve.