KE: Publikimi i raportit tonë mbi teatrin mund të shkaktojë incidente diplomatike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KE: Publikimi i raportit tonë mbi teatrin mund të shkaktojë incidente diplomatike

15:45 | 01/11/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Komisioni Europian nuk pranoi të bëjë publike raportet e tij mbi ligjin special të Teatrit Kombëtar, i cili u ndryshua me kërkesë të KE-së sepse shkelte Marrëveshjen e Stabilizim Asoocimit (MSA) të Shqipërisë me BE-në.

Pasi qeveria Rama i bëri disa ndryshime kozmetike ligjit, Komisioni Europian i dha gjithë mbështetjen e tij “ligjit special” për Teatrin Kombëtar, edhe pse ligji u apelua në Gjykatën Kushtetuese.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e quajti deklaratën e Ambasadorit Soreca në mbështetje të procedurës tenderuese “të dëmshme”.

Read more

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

Në përgjigjen për Exit.al, Komisioni Europian deklaroi se publikimi i raporteve për Teatrin Kombëtar do të “ndikojë përpjekjet e mëdha që janë bërë për vendosjen e marrëdhënieve cilësore ndërkombëtare me Shqipërinë’ dhe ‘mund të çojë në incidente diplomatike”.

“Publikimi i këtyre raporteve rigorozisht konfidenciale dhe për pasojë e pozicionit të Delegacionit të BE-së që përfshihet në të, do të minonte mbrojtjen e interesit publik në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare dhe do të vinte në rrezik përpjekjet e mëdha të kryera për të vendosur marrëdhënie cilësore ndërkombëtare me Shqipërinë. Për më tepër, publikimi do të minonte objektivin e politikave të BE-së në këtë vend, në veçanti në fushën e reformës së prokurimeve publike. Është në interesin e Komisionit të ruajë cilësinë e këtyre marrëdhënieve ndërkombëtare për të siguruar progresin e vazhdueshëm të reformave në Shqipëri dhe për të çuar përpara objektivat thelbësore politike në rajon.

Së dyti, duhet të theksohet se publikimi i këtyre raporteve mund të çojë në një incident diplomatik duke qënë se raportet në fjalë përmbajën qendrimin diplomatik dhe vlerësimin e BE-së në lidhje me gjendjen politike në Shqipëri, të cilat nuk janë bërë për t’ju komunikuar publikut. Këto qendrime diplomatike janë trajtuar në mirëbesim të plotë nga stafi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri dhe kanë qenë të drejtuara vetëm për institucionet e BE-së në zyrtat e tij qendrore.”

Për më tepër, Komisioni Europian shprehu frikën mbi ndikimin që raportet mund të kenë mbi projektin e Teatrit Kombëtar, në kushtet e një “debati skajshmërisht të nxehtë dhe të polarizuar në Shqipëri”, dhe se kjo do ta “vendoste Komisionin në një pozicion shumë delikat dhe para rrezikut që ai mund të përdorej instrumentalisht në debatin e tensionuar politik”.

“Bërja publike e këtyre dokumenteve do të zbulonte opinionet e brendshme mbi çështje për të cilat ende vazhdojnë debate politike të tensionuara dhe tejet të polarizuara në Shqipëri. Bërja publike mund të shkaktonte konfuzion tek publiku, duke zbuluar në publik qëndrime paraprake të stafit të Komisionit, të cilat jo domosdoshmërisht u reflektuan në qëndrimin përfundimtar që mori Bashkimi Evropian [për këtë çështje]. Përveç kësaj, një publikim i tillë do të vendoste Komisionin në një pozicion delikat dhe në rrezik që të mund të përdorej instrumentalisht në debatin e tensionuar politik.”

Në mënyrë ironike, deklaratat e Komisionit Europian janë “përdorur instrumentalisht”, në mënyrën më të dukshme nga Kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi se KE nuk ka gjetur “asnjë shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi” në ligjin special të Teatrit Kombëtar.

Rezultatet e procedurave të tenderimit të mbajtura për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar ende nuk dihen, ndërsa të gjithë afatet ligjore kohore janë shkelur.

/exit.al/

Etiketa: Aleanca për Mbrojtjen e TeatritBashkimi EvropianKomisioni EuropianPublikimi i raportit te KEstafi i Delegacionit të BE-sëTeatri Kombëtar

Të Lidhura

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

nga 27
09:39 | 26/04/2026
0

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë humbjen e jetës është regjistruar mbrëmjen e 25 prillit 2026, rreth orës 23:20,...

Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

nga 27
09:33 | 26/04/2026
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, ku automjeti gazetarit Sami Curri është...

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

nga 27
09:25 | 26/04/2026
0

Një skandal është zbuluar së fundmi në bankën italiane “Intesa San Paolo Bank”e cila mësohet se ka marrë një gjobë...

“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

nga 27
09:15 | 26/04/2026
0

Trump është shprehur tha se bazuar në informacionet e deritanishme, nuk mendon se të shtënat në darkën e gazetarëve të...

Para
Aksidenti me 4 të plagosur në aksin Elbasan-Peqin

Aksidenti me 4 të plagosur në aksin Elbasan-Peqin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari

09:39 | 26/04/2026
Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

09:33 | 26/04/2026
Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –

09:25 | 26/04/2026
“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

“Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –

09:15 | 26/04/2026
Qëlloi me armë në darkën e gazetarëve, Trump poston pamjet e autorit 31-vjeçar –

Qëlloi me armë në darkën e gazetarëve, Trump poston pamjet e autorit 31-vjeçar –

09:07 | 26/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari
  • Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –
  • Intesa Sanpaolo gjobitet me 32 mln € për shkelje të të dhënave, preken rreth 4000 klientë –
  • “Incidenti nuk më ndal” – Trump reagon pas sulmit, mesazh i fortë për Iranin –
  • Qëlloi me armë në darkën e gazetarëve, Trump poston pamjet e autorit 31-vjeçar –
  • Panik në Shtëpinë e Bardhë, të shtëna gjatë darkës së gazetarëve – Trump i padëmtuar, arrestohet autori –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përplasje fatale në Librazhd–Elbasan, ndërron jetë 45-vjeçari
  • Bulqizë/ Shkrumbohet makina e parkuar e gazetarit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com