Ke nderuar kriminelët/ Veliaj pritet me protestë në takim (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ke nderuar kriminelët/ Veliaj pritet me protestë në takim (film)

09:15 | 12/12/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, u shfaq në një ekspozitë që i dedikohej të zhdukurve me forcë gjatë diktaturës komuniste. Ai mori fjalën para familjarëve të të zhdukurve, por pati protesta në radhët e tyre.

“Ti ke varur portretet e kriminelëve në Bulevard”, dëgjohen zërat nga salla që i drejtohen Veliajt, ndërsa ai u mundua të qetësonte protestën duke thënë se ai ishte i vetëm 10 vjeç, kur ra sistemi komunist.

Fjalimi i tij u shoqërua me protestën e disa prej familjarëve që kishin ardhur aty duke shpresuar se pas 30 vitesh ndoshta institucionet më në fund do të bëjnë një hap konkret për gjetjen e të afërmeve të tyre.

Ish-të përndjekurit i kujtuan Veliajt se ka dekoruar nje ditë më parë Odise Porodinin, një ish-oficer i Sigurimit të Shtetit.

Me protestë u shoqërua dhe fjala e kreut të Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili tha se ai garantonte se komisioni do të mbështeste çdo iniciativë për gjetjen e të zhdukurve në komunizëm, që sipas tij, “pa u zgjidhur kjo nuk mund të kishte qetësi për ndërgjegjen shoqërore shqiptare”.

Disa prej të afërmve të viktimave të komunizmit u larguan të revoltuar, ndërsa një prej zotërinjve që i drejtohej Veliajt nga salla i tha MAPO-s se fjalimi i tij dhe i deputetit socialist Ulsi Manja ishte një fyerje për ta.

“Unë flas këtu si qytetar, më kanë arrestuar babanë dhe vëllanë, por këtu kam ardhur si qytetar dhe nuk mund të flasë për të zhdukurit e diktaturës Veliaj, i cili në Bulevard gjithë muajin nëntor na vari portretet e disa kriminelëve të komunizmit, ish-drejtues të sigurimit të shtetit”, tha Tarif Hysa.

Kryetari i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve, Nebil Çika protestoi gjithashtu dhe doli jashtë sallës në shenjë proteste. Ai i tha MAPO-s se nuk mund të garantojë Ulsi Manja se shteti do të vihet në dispozicion të gjetjes së të zhdukurve kur në komisionin e ligjeve që ai drejton ka Spartak Brahon, një ish-gjykatës i diktaturës që ka dënuar njerëz me vdekje.

Sipas shifrave zyrtare llogariten të jenë rreth 6 mijë të shpërndarë në 37 varre masive në gjithë vendin. Vendi ynë ka ratifikuar një konventë të OKB-së që e detyron të punojë për gjetjen e tyre, por që nga ratifikimi nuk është bërë pothuajse asgjë në këtë drejtim.

Përfaqësuesi i OKB-së në këtë ekspozitë, Bernard Duhaime, tha se ky cilësohet një krim i vazhdueshëm që vijon deri në momentin që fati i të zhdukurit sqarohet dhe identifikohet.

Asnjë zhvarrim zyrtar me urdhër të prokurorisë nuk është bërë deri më sot në Shqipëri edhe pas një marrëveshje të posaçme me ICMP-në institucion ndërkombëtar që merret me zhvarrimet dhe identifikimin e të zhdukurve me forcë nga regjimet totalitare.

Prokurori i ri i Përgjithshëm Olsion Çela ishte i pranishëm në këtë aktivitet, por nuk bëri asnjë deklaratë, ndërkohë që institicioni i prokurorisë është ai që duhet të japë urdhërat për nisjen e zhvarrimeve në vendet e piketuara tashmë nga familjrarët ku besohet se janë varrosur të afërmit e tyre të pushkatuar apo të vdekur në burgjet komuniste.

“E shkuara e pakryer” titullohet ekspozita e hapur në Muzeun Kombëtar nga Autoriteti për Hapjen e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit.

/mapo.al/

Etiketa: Bernard Duhaimeish te perndjekuritish-oficerKe nderuar kriminelët/ Veliaj pritet me protestë në takimKomisioni i ligjeveNebil CikaOdise PorodiniShoqata Antikomuniste e të PërndjekurveSigurimi i ShtetitSpartak BrahoUlsi Manja.

Të Lidhura

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

nga 27
20:58 | 15/05/2026
0

Kreu i Opozitës ngriti një akuzë të fortë ndaj kreut të qeverisë, Edi Rama. Ai deklaroi se, Troplinët i paguajnë...

Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

nga 27
20:38 | 15/05/2026
0

Të dyshuar si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që ka trafikuar heroinë nga Suedia drejt Danimarkës të paktën...

Para
Bob Hand nuk kursehet për paketën antishpifje

Bob Hand nuk kursehet për paketën antishpifje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026
Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

20:38 | 15/05/2026
Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19 –

Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19 –

20:14 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –
  • Tirana U-19 shpallet kampione e Kategorisë së Parë, siguron ngjitjen në “Abissnet Superiore” U-19 –
  • Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com