“Kazani” jonë nuk është mall eksporti – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kazani” jonë nuk është mall eksporti

10:44 | 08/12/2017
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Pothuajse në një zë, kritikë dhe mbështetës të qeverisë, bien dakord që Brukseli ka mbështetur qeverinë “Rama” dhe nëse nuk ndodhin gjëra që nuk kanë më shumë lidhje me Shqipërinë, por me vetë Europën, ne mund të marrim në pranverë çeljen e negociatave.

Problemi është se shumë zëra kritikë të qeverisë, sidomos dhe opozita zyrtare, po përpiqen ta shikojnë qëndrimin e Brukselit, si një qëndrim të korruptuar, ose si qëndrim i blerë. Një lumë sharjesh e fyerjesh kanë vërshuar mbi Mogherinin, Junkerin dhe personalitete të tjera të Europës, duke zbuluar padashje, se çfarë duam më shumë për Shqipërinë nga Europa, të na afrojë apo të na japë shkelmin.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Lulzim Basha po ashtu, u mundua t’u thotë shqiptarëve atë që nuk dëgjon nga Europa, por që dëshiron ta thotë në emër të Europës. Të tjerët, që janë mbështetës pa kushte të qeverisë, duket sikur po festojnë ndonjë fitore të rrallë. Në fakt, nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme. Qeveria nuk është se ka bërë ndonjë histori të madhe, por është brenda kufijve të pritshmërisë për realizimin e detyrimeve që ka marrë për hapjen e negociatave.

Ajo që bën përshtypje këtu, është se si ana e qeverisë, ashtu dhe e opozitës, duket se janë autosugjestionuar nga gjërat që thonë me njëri- tjetrin këtu, nga helmatisja e gjuhës në Kuvend, nga fjalori i mbushur me drogë, krim e korrupsion dhe pa diskutim, nga një lloj tutje që ka pasur dhe vetë qeveria, për shkak të problemeve të dukshme në publik që i ka shkaktuar fenomeni i kultivimit të kanabisit.

Por, ajo që po përjeton sot Tirana, si ata që gëzojnë, dhe ata që janë mërzitur nga Brukseli, nuk ka të bëjë me Brukselin, por me ato që thonë e besojnë vetë. Retorika ekstreme e opozitës zyrtare, e cila kërkon të mbulojë problemet e saj dhe të bllokojë aksionet reformuese brenda saj, duke hiperbolizuar problemet me qeverisjen, kanë bërë që vetë opozita të besojë se është duke bërë punë të mëdha, meqë ka bllokuar kritikët brenda saj të flasin për të, duke u treguar dosjen “Tahiri”, dosjen e koncesioneve, dosjen e tenderave etj.

Në fakt, thjesht ka gënjyer veten. As shqiptarët që vihen në provë për të votuar, dhe sidomos Brukseli, nuk është impresionuar aq sa është vetë-impresionuar opozita. E njëjta gjë i ka ndodhur dhe mbështetësve të qeverisë, të cilët duken më të gëzuar se ç’duhet me çfarë kanë dëgjuar nga Brukseli. Kjo tregon se edhe ata janë tulatur nga ato që dëgjojnë dhe janë kompleksuar nga beteja politike, edhe për shkak se më shumë se sa politikanë, janë njerëz të emëruar në politikë. Biles situata është aq indoktrinuese, sa dhe një reportere e vjetër në Bruksel, u përball me Junkerin, duke cituar gazeta, sikur të kishte para Taulant Ballën, duke e bërë Ramën të ndiehet legjitim, se edhe në Bruksel zyrtarët e trajtojnë median si “kazan”.

Brukseli në fakt, as ka mbrojtur Edi Ramën, as ka sulmuar Lulzim Bashën. Ata janë të ftohtë në punën e tyre, se kanë letrat përpara dhe po ashtu, kanë të qartë dhe kontekstin europian, kur Shqipëria po troket në dyert e Europës. Kontrasti i fortë mes autosugjestionit që ka media dhe politika në Shqipëri me shpikjet e veta, dhe qëndrimit korrekt të Brukselit, në fakt zbulon të vetmen fitore të brendshme të opozitës, që tani përjetohet si humbje. Fitore për opozitën, është fakti që ajo ka mundur t’i mbushë mendjen vetes, por dhe kundërshtarëve, se situata është keq, dhe tani ka filluar ta përjetojë shumë keq, pse Brukseli ka thënë “ne na duket mire”. Është efekti i “drogës” së gënjeshtrave që shpikin vetë për t’u autosugjestionuar, por nuk është se ka ndryshuar diçka në Shqipëri apo Bruksel.

Dikur, dikush, duhet ta kuptojë se ka gënjyer për t’i dhënë zemër vetes, por kjo nuk është detyrim për ta besuar dhe të tjerët. Ata nuk janë në panik se mos u merr dikush partinë. Janë të qetë të dëgjojnë dy palët dhe të shikojnë çfarë po ndodh. Për më tepër që dhe “kazani” jonë nuk është mall eksporti.

http://www.gazetatema.net/2017/12/06/kazani-jone-nuk-eshte-mall-eksporti/

Etiketa: “Kazani” jonë nuk është mall eksportiBEBrukselikazaniLulzim BashaMero Baze

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Po je kapital – bëhu i çmuar

Po je kapital – bëhu i çmuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com