Një sasi e madhe kokainë është kapur në Maqedoninë e Veriut në fshatin Krushopek, pas një mega-aksioni ndërkombëtar policor.
Raportohet se sasia e drogës e kapur nga operacioni i forcave policore ndërkombëtare është 1.3 ton kokainë u sekuestru gjatë një aksioni nga policia në një magazinë frutash.
Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi).
Destinacioni i kokainës ishte qyteti i Koperit në Slloveni.
Në këtë aksion policor kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të Policisë Financiare italiane.
Thuhet se ky operacion është duke u zhvilluar ende, ndërsa pritet për detaje të reja.
75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri –
Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...










