• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaosi i opozitës pa kauzë

07:48 | 02/04/2016
në Opinion
0

Nga Luljeta Progni

Kryetari i Partisë Demokratike duhet të qartësojë me urgjencë qëndrimin e tij për Reformën në Drejtësi. Pa asnjë hezitim duhet të lërë mënjanë politikën dredharake të gjetjes së kauzave boshe për t’iu shmangur reformës. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Basha dha garanci se opozita do ta votojë Reformën në Drejtësi dhe Byronë Kombëtare të Hetimit sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Drafti i reformës është tashmë sipas kërkesave të opozitës bazuar në rekomandimet e Venecias. Ajo që pritet nga Basha dhe opozita është vetëm miratimi me urgjencë i saj. Në të kundërt opozita merr përsipër përgjegjësi që ndoshta nuk i takojnë. Nëse kjo bëhet vetëm për të shpëtuar një, dy apo disa njerëz të implikuar në korrupsion, atëherë kjo opozitë është e dënuar të mbetet po aq pis sa duket të jetë mazhoranca me deputetët e saj të inkriminuar dhe qeveritarët e korruptuar.

Lexo edhe

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Kauzat e rreme të opozitës nuk mund të justifikojnë më qëndrimin larg Parlamentit e larg konsensusit për Reformën në Drejtësi dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Nëse versioni i Reformës në Drejtësi dhe ai i Byrosë së Hetimit janë afruar me propozimet e opozitës të bazuara tek komisioni i Venecias, tani nuk ka më asnjë kauzë që e mban peng votën e opozitës për Reformën në Drejtësi.

Nuk  e justifikon aspak qëndrimin e opozitës kushtëzimi për heqjen e  mandateve të dy deputetëve Valentina Leskaj e Rakip Suli. Kjo për shkak që nëse miratohet Byroja Kombëtare e Hetimit dhe nëse ajo do të funksionojë sipas modelit, për të cilin foli ambasadori amerikan, me siguri që do të qartësohet edhe implikimi i mundshëm i dy deputetëve të mazhorancës në përfitimin e fondeve publike.

Supozohet se Byroja Kombëtare e Hetimit do të ketë objekt të saj korrupsionin në nivelet e larta dhe patjetër që pjesë e shqyrtimit do të jenë edhe mandatet e këtyre dy deputetëve. Ndërkohë Reforma në Drejtësi është një kauzë më e madhe se mandati i dy deputetëve, të cilët akuzohen për abuzime me fondet publike. Në Kuvend, në krye të bashkive, në administratë ka plot persona të lidhur me krimin. Ky kontigjent krimi i instaluar në nivelet më të larta të shtetit rrezikon seriozisht ekzistencën e demokracisë në Shqipëri. Nëse opozita e ka seriozisht shqetësimin e saj për cënimin e demokracisë nga kjo shumicë, duhet të nxitojë për të miratuar Reformën në Drejtësi.

Aq më pak mund të konsiderohet si një kauzë për të bllokuar Reformën në Drejtësi, aksioni i opozitës për të ndalur projektin e ndërtimit të këndit të lojrave tek Parku i Liqenit. Ajo është një çështje e shoqërisë civile, të cilën opozita më së shumti mund ta mbështesë, por jo ta bëjë të veten e të bllokojë gjithë politikën e ditës tek ky aksion.

Nuk ka më asnjë argument që PD të hezitojë. Nëse nuk do të gjejë udhën për të shkuar drejt votimit, njolla do t’i mbetet PD-së dhe aq më keq nëse ka një marrëveshje me mazhorancën apo pjesë të saj për ta mbajtur peng reformën dhe Byronë e Hetimit. Nëse Basha vazhdon t’i bindet Berishës në këtë rrugë e ka të sigurtë dështimin, kurse PD ka të sigurt kthimin plotësisht në një OJQ të dobët e pa asnjë influencë.

Etiketa: Byroja Kombëtare të Hetimitfonde publikekaosikauzëKomisioni i VeneciasLuljeta Progniopozitereforma ne drejtesirekomandime

Të Lidhura

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

Tony Blinken po krijon krizë në Kosovë –

nga 27
11:42 | 14/06/2023
0

Nga Edward P. Joseph Nëse është që mund ta kuptojë përplasjen e shëmtuar dhe të panevojshme mes Shteteve të Bashkuara...

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

Celibashi “vulosi” vrasjen e zgjedhjeve

nga 27
17:05 | 09/03/2023
0

Nga Andi Bushati – Zakonisht, në hapësirat e lirisë që mundësojnë demokracitë liberale, njerëzit që janë të detyruar të bëjnë...

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

Zoti të ruajtë Znj.Kim dhe suksese në jetë!

nga 27
21:01 | 08/03/2023
0

Nga Myslym Murrizi –  E Nderuar Zj Kim! Meqenese sot mora vesh qe ke levizur “ der” me “ der”...

Rrëfimi i një polici

Rrëfimi i një polici

nga 27
21:45 | 07/03/2023
0

Nga Anila Hoxha – Ai është një nga policët më të ndershem që njoh. Për këtë arsye ky person ka...

Para
Tre klasikët / Foto LSA

Tre klasikët / Foto LSA

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kullat, mjetet e lehta për të siguruar status quo-në –

Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –

18:22 | 27/09/2023
Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

18:11 | 27/09/2023
Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –

13:25 | 27/09/2023
Kriminelët në veri të Kosovës

Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –

17:00 | 21/09/2023
Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –

12:11 | 21/09/2023

Më Të Lexuarat

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –
  • Operacionet anti-drogë në Spanjë, 24 të arrestuar. Organizata me origjinë shqiptare… –
  • Kosova është shtet dhe shtetet llogariten si të barabartë –
  • Nxënësit mësojnë në lokale, Juliana e Dimalit i jep 700 MLN lekë të shkollës Yzedin Bozhajt –
  • Nis programi i kredive të lehtësuara për mjekët, policët e ushtarakët –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kur turizmi edhe samitet përdoren për propagandë! –
  • Kastrioti merr fitoren e parë, fiton ndaj Luzit –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com