Pas nderimeve me emra rrugësh të disa prej presidentëve më me emër të SHBA-ve, dhe jo vetëm, këtë herë radhën për t’u nderuar e ka Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump.
Me votim unanim Këshilli i Bashkisë Kamëz sot i dha titullin “Qytetar Nderi” demokratit Trump me motivacion: “Si një model revolucionar i rendit të ri demokratik, një ekspert ekonomik, një negociator në politikat e jashtme, një komunikues mendjemprehtë popullor dhe një udhëheqës i kohëve moderne”.
Tani le të presim falenderimet nga vetë Presidenti Donald Trump për nderimin që i ka bërë Bashkia Kamëz…