Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Yrshek të Tiranës. A.SH që drejtonte një kamion ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Sipas policisë viktima është i gjinisë mashkull dhe nuk është identifikuar ende.
Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.