Ka edhe një Shqipëri tjetër, që nuk bërtet, që nuk ankohet, aty ku të pret Nënë Sanija – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ka edhe një Shqipëri tjetër, që nuk bërtet, që nuk ankohet, aty ku të pret Nënë Sanija

19:20 | 07/08/2017
në Uncategorized
0

Nga Flutura Açka

Ky është liqeni i Funarit, jo shumë kilometra larg Elbasanit, por më parë duhet të kalosh me makinë ca kilometra nëpër një peizazh fantazmagorik. Për një si unë, që jam sjellur atyre anëve, për shkak të jetës jo aq të lehtë timen, qysh fëmijë, ky vend më jep një magjepsje të veçantë.

Në kërkim të atyre kujtimeve, rashë në gjurmët e një personazhi tim, që piu me mua kafe (edhe në mungesë – personazhi është personazh) tek kjo ndenjëse e thjeshtë. Çfarë ngjyrash bashkon natyra?!

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në këtë vend dikur, një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare, ndala për të kërkuar ujë te njëra nga shtëpitë e fshatit, uji nga shtamba e terrakotës, ishte i ftohtë akull. Një çast e zonja e shtëpisë i hodhi një copë të zezë bukë misri qenit të saj që vinte rrotull në këmbët tona, i lazdruar që po shihte mbase fotografi të reja nga e përditshmja e tij.

Si fëmijë naiv dhe e paditur nga bota e egër rreth nesh, klitha e mërzitur se si po i jepte qenit bukë misri, se qeni nuk e hante dot atë copë guri që u përplas me forcë në truallin e ngjeshur para shtëpisë, njëfarë oborri i bërë me dhe të rrahur mirë. Unë isha mësuar me qenin tim, Lordin, në oborrin e shtëpisë sime të ulët në verilindje të qytetit të Elbasanit, të cilit – nga dashuria – ia ndaja pjatën time. Dhe sikur të mos ishte rreptësia e sime meje, mund edhe ta lejoja të flinte në shtratin tim. Por e zonja e shtëpisë ma preu: “Po ne nuk kemi bukë tjetër, moj gocë!” Këqyra qenin dhe u qetësova kur ai mirënjohës, jo vetëm e pranoi ‘gurin’, por edhe e hëngri me shije.

Kjo histori m’u kujtua tek u riktheva tek ky vend, dhe deri aty më ndoqën kovat (ende të ngarkuara me gurë të Letanit) të teleferikut të famshëm të Metalurgjikut. Ashtu, varur mbi oborret e fshtatit, mbi rrugë, të kujtonin çastin, orën, ditën kur kishin ngrirë, bashkë me historinë që mbanin, histori që ka nevojë të shkruhet siç ka qenë, dhe që jam përpjekur sadopak tek romani im i katërt “Ku je?”

Ka edhe një Shqipëri tjetër, të padukshme, të padhunuar ende, për të parë. Kjo është një Shqipëri që nuk bërtet, që nuk ankohet, që përpiqet të mbijetojë vetë, sepse vetëm Zoti i ka dalë në krah. Aty në breg të liqenit të Funarit, të pret Nënë Sanija.

Ajo nuk ka shumë të të japë për drekë, por speca, domate bio të kopshtit të saj, një djathë të mrekullueshëm të fshatit, nëse do më shumë, ka edhe kalastrena. Unë mjaftohem me të parat. Të tjerat i ke te peizazhi, por sigurisht duhet të shkosh deri atje. Por e vlen, për mua e vlejti dhe do të rikthehen sërish e sërish me dëshirë aty.

Veçmas kur e di se personazhi yt, imagjinar, dhe ngaqë është imagjinar është edhe më i vërtetë, po të pret nën kashtoren që bën hije sa për ty, dhe sa për njerëz që e duan Atdheun ashtu siç është, sa kohë që me paratë dhe vizitën tënde, ua përmirëson sadopak jetën ndokujt prej atyre që gdhihen e ngrysen atje, dhe kanë detyrimin edhe ta ruajnë këtë bukuri, këtë peizazh përrallor.

Ju përshëndes, miq, me këto pamje të mrekullueshme. Paçi një javë të mbarë!

 

Etiketa: ElbasanFlutura Açkanene sanijaShqiperia

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Reperi Gjiko publikon foto pas aksidentit: Faleminderit Zot që më dhe edhe një shans

Reperi Gjiko publikon foto pas aksidentit: Faleminderit Zot që më dhe edhe një shans

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

12:43 | 01/02/2026
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

12:37 | 01/02/2026
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –

12:19 | 01/02/2026
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –

12:01 | 01/02/2026
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –

11:59 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –
  • (VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –
  • Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren –
  • Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terreni –
  • Nuk e njeh dosjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –
  • (VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com