Juventusi ka arritur të fitoi ndaj Spalit me rezultatin e pastër 2-0.
Në minutën e 43-të të takimit portieri shqiptar Etrit Berisha ka bërë një pritje të jashtëzakonshme ndaj Ramsejt, i cili nuk e ka besuar se gardiani shqiptar ka mundur të evitoi atë gol. Pak minuta më parë ai arriti të devioj në goditje këndi një gjuatje të Dibalës.
Ndërkaq në pjesë e dytë të takimit, Berisha ka bërë një tjetër pritje fenomenale ndaj goditjes me kokë të Khedirës, që ishte po aq e rëndësishme se rasti i Ramsejt.
Më pas ai ka arritur të ndalë dhe Ronaldon në dy goditje, por në fund portugezi shënoi me kokë duke vulosur shifrat 2-0.
/PANORAMASPORT.AL/