Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka thënë se Serbia dhe Mali i Zi mund të bëhen anëtare të Bashkimit Europian para vitit 2025.
Ai ka thënë se është i kënaqur me qëllimin e Bullgarisë për të vendosur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mesin e përparësive gjatë presidencës së saj të BE-së, në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.
Në deklaratën e tij, Juncker nuk ka përmendur Shqipërinë si pjesë e Ballkanit perëndimor.