“Protestë masive për të ndaluar faljen e detit Greqisë”, me këtë thirrje janë bashkuar dhjetëra shqiptarë sot para Kryeministrisë.
“Shitën detin dhe Çamërinë”
“Koha është e maskarenjve, por deti i shqiptarëve”
“Atdheu në rrezik”, shkruhet në disa prej pankartave që qytetarët mbajnë në duar.
Qytetarët kanë kundërshtuar, atë që ata e quajnë si dhurimin me 12 milje të detit të Shqipërisë në favor të Greqisë.Protestuesi Aulon Kalaja i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të jepte sqarime.
“Marrëveshja është bërë, këta gënjejnë”, tha një tjetër qytetar.