Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në kryeqytet.
Një i moshuar i cili jetonate vetëm ka ndërruar jetë pasi një zjarr përfshiu banesën e tij në rrugën “Frosina Plaku”.
Nga të dhënat e para mësohet se ka marrë flakë rezistenca ngrohëse dhe si pasojë e tymit të shkaktuar është asfiksuar dhe ka gjetur vdekjen S.N. 85 vjeç