“Je tradhtar!”/ Dosja e Hagës kundër Thaçit: Torturuat në Kukës në një ish-fabrikë metali – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Je tradhtar!”/ Dosja e Hagës kundër Thaçit: Torturuat në Kukës në një ish-fabrikë metali

06:41 | 06/11/2020
në Kryesore
0
66 faqe është dosja me akuzat kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi. Kupola drejtuese e UÇK-së akuzohet për krime të shumta kundër kundërshtarëve politikë, por edhe minoriteteve.

Po ku janë kryer këto krime? 17 vende, thuhet në dosje, mes të cilave edhe në Shqipëri.

Në dosje thuhet se fushatat e persekutimit kundër kundërshtarëve, përfshirë në komuna të shumta në Kosova janë kryer edhe në Kukës e Has, në veri të Shqipërisë. Po sipas dosjes, krimet për të cilat akuzohet kupola e UÇK-së janë bërë midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999.

Por çfarë thuhet konkretisht?

Në dosje ngrihet akuza që të paraburgosurit në këto vendqëndrime në Kosovë dhe në Shqipëri, Kukës e Has janë marrë në pyetje dhe akuzuar, e persekutuar për shoqërim me serbë duke i cilësuar se kanë qenë tradhtarë, spiunë dhe bashkëpunëtorë me autoritetet serbe gjatë luftës.

“Përndjekja u krye në baza politike ose etnike, përfshirë këtu përmes: arrestimeve dhe ndalimeve të paligjshme ose arbitrare, kushteve çnjerëzore në vendet e paraburgimit, zhdukjes me forcë, abuzimit fizik dhe psikologjik, torturave dhe vrasjeve”,- thuhet më tej.

Në dosje përmenden shumë emra, mes të cilëve edhe Sabit Geci për rastin e Kukësit. “Në Kukës midis majit dhe qershorit 1999, disa anëtarë të UÇK-së, përfshirë Sabit Gecin, ndaluan të paktën 20 persona për periudha të ndryshme kohore në ambientet e një ish-fabrike metali në Kukës.

Dokumentet u sekuestruan, ata ishin të lidhur me pranga, mbaheshin nën roje në dhoma të mbyllura me dritare të mbyllura”,- thuhet në dosje. Dokumenti thekson se personat që ishin në shënjestër në vendet e përshtatura, dhunoheshin me shkopinj, shufra metalike, armë, thika, grushte, shkelma, por edhe me djegie.

/ABC/

Read more

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

Etiketa: “Je tradhtar!”/ Dosja e Hagës kundër Thaçit: Torturuat në Kukës në një ish-fabrikë metaliDosja e HagësHashim Thaciish-fabrikë metaliJakup KrasniqiJe tradhtar!Kadri VeseliKukesKupola drejtueseRexhep SelimiSabit GeciUCK

Të Lidhura

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

nga 27
12:42 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Tivat, komentoi edhe protestat kundër projektit të...

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Para
Ish-krerë të UÇK-së në Hagë, analisti: Padrejtësia më e madhe që po i bëhet shqiptarëve

Ish-krerë të UÇK-së në Hagë, analisti: Padrejtësia më e madhe që po i bëhet shqiptarëve

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026
E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com