Ja si shiten për çamë kolaboracionistët boshnjakë

Duhet të lëçisni

Trump i kërkon falje Serbisë për bombardimin e Jugosllavisë

Kandidati Republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar falje për vendimin e vendit të tij që të bombardojë Serbinë gjatë mandatit të...

Debati Biden-Trump/ Sipas sondazhit të CNN fitoi Joe Biden. Po ku gaboi Biden? (film)

Sipas një sondazhi të shpejtë të rrjetit CNN, Joe Biden e ka fituar debatin ndaj Donald Trump me rezultatin 53 % kundër 39...

Rrahje të forta zemre dhe temperaturë/ Rëndohet gjendja shëndetësore e grevisteve në Ballsh

Gjendja shëndetësore e grevisteve në uzinën e Ballshit është përkeqësuar. Njëra ka kërkuar ndihmën e mjekëve, ndaj ka mbërritur me urgjencë stafi mjekësor që...

Publikohet dokumenti/ Zbardhet vlera e makinës BMW, Lleshaj harxhoi plot 100 milionë lekë

Përfundimisht zbardhet vlera e makinës BMW e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Sipas dokumentit që është paraqitur në gjykatë, një letër e kompanisë BMW...

Nga Arben Llalla

Që grekët dhe Greqia njihen, si fallsifikatorë të mëdhenj, kjo është vërtetuar botërisht nga të gjitha organizatat ku ky vend është anëtar. Ndoshta prandaj shteti grek ka probleme të thella ekonomike dhe të identitetit kombëtar. (Shkrimtari dhe poeti i njohur grek i Nikos Dhimu në një intervistë dhënë më 23 qershor, 2009, gazetës NY Times, tha: ”Ne flisnim shqip dhe vetëquheshim romaikos,…)

Historia nuk mund të shkruhet duke falsifikuar dokumentet dhe duke keqinformuar për fotografitë që mund ta shoqërojnë atë. Është për të ardhur keq, tek lexon librat e historianëve, studiuesve dhe publicistëve grekë që i ofrojnë lexuesve materiale të fallsifikuara nga ata vetë. Çdo historian apo studiues grek që është marrë me çështjen e shqiptarëve të Çamërisë për vitet 1941-1944, për të vërtetuar akuzat që Greqia ka ngritur ndër vite se çamët kanë qenë bashkëpunëtorë të italianëve dhe gjermanëve i shoqërojnë librat apo shkrimet e tyre me fotografi ku shihen myslimanët e Bosnjës me veshje gjermane SS, ku shihen shqiptarët në ish-Jugosllavi në shoqëri me oficerët italianë dhe gjermanë apo me veshje SS. Këta shkrues i kanë ofruar opinionit të gjerë grek shkrime jo shkencore, të kufizuara, duke bërë shtrembërime primitive.

Nganjëherë një fotografi flet sa qindra fjalë të historianit, prandaj ne me anë të fotografive të fallsifikuara po denoncojmë historianët dhe studiuesit grekë, të cilët kanë bërë prej kaq shumë vitesh një punë joprofesionale duke i ofruar lexuesve të tyre fotografi që tregojnë bashkëpunëtorët e gjermanëve sikur janë shqiptarët e Çamërisë, por në të vërtetë janë, boshnjakë dhe shqiptarë nga ish-Jugosllavia, por jo çamë, bashkëqytetarë të grekëve.

Nuk ka asnjë dokument apo fotografi të vërtetë që implikon popullsinë shqiptare në Çamëri që të ketë bashkëpunuar me gjermanët në dëm të popullit grek. Në qoftë se çamët do të ishin vërtetë bashkëpunëtorë të gjermanëve, denoncimi i parë do të bëhej nga populli hebre i Janinës, Grevenasë, Larisës, të cilët i hipën nëpër kamionë të shoqëruar nga Batalionet e Sigurimit grek për t’i dërguar nëpër kampet e punës dhe të shfarosjeve. Të paktën botërisht populli hebre ka falënderuar kombin shqiptar që nuk dorëzoi tek gjermanët asnjë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kjo do të thotë shumë për ata që duan të mësojnë historinë e vërtetë të shqiptarëve të Çamërisë.

Prandaj, mendoj se ka ardhur koha që të hapet një diskutim i tillë serioz për t’u vënë drejtësia në vend dhe natyrisht nderi i çamëve. Pas kaq shumë vitesh është mirë të bëhet korrigjimi i kësaj historie të shëmtuar, të akuzave të pavërtetuara për një vepër të pakryer asnjëherë nga çamët në dëm të Greqisë dhe grekëve. Vetëm në këtë mënyrë grekët e shqiptarët do të mund ta shikojnë njeri-tjetrin në sy dhe të ndërtojnë fqinjësinë e mirë.

* botuar në  6 mars 2016

Historianët dhe studiuesit grekë këtë foto e paraqesin se janë ushtarët çamë me uniformë gjermane SS. Fotoja origjinale thotë në gjuhën greke se janë myslimanët nga Bosnja-Hercegovina me uniforma SS.

Historianët dhe studiuesit grekë këtë foto e paraqesin se janë ushtarët çamë me uniformë italiane që përshëndeten nga një oficer gjerman. Për këtë foto studiuesi Robert Elsie shkruan se janë luftëtarët anti-komunistë në Shqipëri nën komandën gjermane, vjeshtë 1943. Pra, nga kërkimet nxjerrim përfundimin se nuk janë shqiptarët e Çamërisë, por shqiptarë në Shqipëri.

Historianët dhe studiuesit grekë këtë foto e paraqesin se janë ushtarët çamë me uniformë italiane dhe gjermane SS. Por, e vërteta është se bëhet fjalë për shqiptarët në Tiranë me pushtuesit italianë duke festuar 28 Nëntorin përpara bustit të Abdyl Frashërit. Për këtë foto edhe serbët shkruajnë se janë shqiptarët fashistë në Tiranë. Pra, nuk bëhet fjalë asesi për shqiptarët e Çamërisë. Qartë dallohet se dy njerëz me tesha civile kanë plisin e bardhë në kokë që e mbajnë shqiptarët e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipërinë e Veriut.

Historianët dhe studiuesit grekë këtë foto e paraqesin se janë ushtarët çamë me uniformë italiane dhe gjermane SS, duke parakaluar në Çamëri. Në këtë foto mund të jenë shqiptarët e ish-Jugosllavisë diku në Pejë, Prizren ose Prishtinë, duke festuar 28 Nëntorin. Qartë dallohet se njerëzit kanë plisin e bardhë në kokë që e mbajnë shqiptarët e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipërinë e Veriut. Një faqe interneti që e kanë serbët shkruajnë se janë shqiptarët në ish-Jugosllavi.

Historianët dhe studiuesit grekë këtë foto na e paraqesin se janë ushtarët çamë me uniformë gjermane SS, duke biseduar me komandantin e përgjithshëm të trupave SS, Heinrich Himmler. E vërteta është se Heinrich Himmler ka qenë në Greqi në maj të 1941, por nuk është takuar me asnjë shqiptar të Çamërisë, por me ushtarakët grekë. Këtë fotografi e gjejmë në një faqe interneti greke me shënimin për fotografinë në fjalë se janë trupat shqiptare Skanderbeg SS në Kosovë. Por, unë kam dyshime se fotografia në fjalë mund të jetë bërë në tetor 1942, në Kraljevo të Serbisë duke shikuar kapelat që kanë në kokë civilët. Njeri prej tyre mban kapelën tradicionale popullore serbe të quajtur “shajkaça”. Heinrich Himmler qëndroi disa ditë pranë trupave gjermane në Kraljevo në tetor 1942. Por, sido që të jetë e vërteta e kësaj fotografie e rëndësishme është se nuk bëhet fjalë për shqiptarët në Çamëri me uniformë gjermane SS.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Trump i kërkon falje Serbisë për bombardimin e Jugosllavisë

Kandidati Republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar falje për vendimin e vendit të tij që të bombardojë Serbinë gjatë mandatit të...

Debati Biden-Trump/ Sipas sondazhit të CNN fitoi Joe Biden. Po ku gaboi Biden? (film)

Sipas një sondazhi të shpejtë të rrjetit CNN, Joe Biden e ka fituar debatin ndaj Donald Trump me rezultatin 53 % kundër 39...

Rrahje të forta zemre dhe temperaturë/ Rëndohet gjendja shëndetësore e grevisteve në Ballsh

Gjendja shëndetësore e grevisteve në uzinën e Ballshit është përkeqësuar. Njëra ka kërkuar ndihmën e mjekëve, ndaj ka mbërritur me urgjencë stafi mjekësor që...

Publikohet dokumenti/ Zbardhet vlera e makinës BMW, Lleshaj harxhoi plot 100 milionë lekë

Përfundimisht zbardhet vlera e makinës BMW e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj. Sipas dokumentit që është paraqitur në gjykatë, një letër e kompanisë BMW...

Drane Jakja, nëna që sfidoi komunistët me kufomën e të birit

Si e zhvarrosi djalin 2-vjeçar për të mos e lënë në kampin e Tepelenës. Historia rrënqethëse e gruas që kaloi gjashtë regjime. Nga Luljeta Progni Drane...