Ja si shiten për çamë kolaboracionistët boshnjakë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja si shiten për çamë kolaboracionistët boshnjakë

09:30 | 23/09/2020
në Uncategorized
0
Historianët dhe studiuesit grekë këtë foto e paraqesin se janë ushtarët çamë me uniformë italiane dhe gjermane SS, duke parakaluar në Çamëri.
Në këtë foto mund të jenë shqiptarët e ish-Jugosllavisë diku në Pejë, Prizren ose Prishtinë, duke festuar 28 nëntorin. Qartë dallohet se njerëzit kanë plisin e bardhë në kokë që e mbajnë shqiptarët e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipërinë e Veriut. Një faqe interneti që e kanë serbët shkruajnë se janë shqiptarët në ish-Jugosllavi.

Historianët dhe studiuesit grekë këtë foto e paraqesin se janë ushtarët çamë me uniformë italiane dhe gjermane SS, duke parakaluar në Çamëri. Në këtë foto mund të jenë shqiptarët e ish-Jugosllavisë diku në Pejë, Prizren ose Prishtinë, duke festuar 28 nëntorin. Qartë dallohet se njerëzit kanë plisin e bardhë në kokë që e mbajnë shqiptarët e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipërinë e Veriut. Një faqe interneti që e kanë serbët shkruajnë se janë shqiptarët në ish-Jugosllavi.

Nga Arben Llalla

Që grekët dhe Greqia njihen, si fallsifikatorë të mëdhenj, kjo është vërtetuar botërisht nga të gjitha organizatat ku ky vend është anëtar. Ndoshta prandaj shteti grek ka probleme të thella ekonomike dhe të identitetit kombëtar. (Shkrimtari dhe poeti i njohur grek i Nikos Dhimu në një intervistë dhënë më 23 qershor, 2009, gazetës NY Times, tha: ”Ne flisnim shqip dhe vetëquheshim romaikos,…)

Historia nuk mund të shkruhet duke falsifikuar dokumentet dhe duke keqinformuar për fotografitë që mund ta shoqërojnë atë. Është për të ardhur keq, tek lexon librat e historianëve, studiuesve dhe publicistëve grekë që i ofrojnë lexuesve materiale të fallsifikuara nga ata vetë. Çdo historian apo studiues grek që është marrë me çështjen e shqiptarëve të Çamërisë për vitet 1941-1944, për të vërtetuar akuzat që Greqia ka ngritur ndër vite se çamët kanë qenë bashkëpunëtorë të italianëve dhe gjermanëve i shoqërojnë librat apo shkrimet e tyre me fotografi ku shihen myslimanët e Bosnjës me veshje gjermane SS, ku shihen shqiptarët në ish-Jugosllavi në shoqëri me oficerët italianë dhe gjermanë apo me veshje SS. Këta shkrues i kanë ofruar opinionit të gjerë grek shkrime jo shkencore, të kufizuara, duke bërë shtrembërime primitive.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Nganjëherë një fotografi flet sa qindra fjalë të historianit, prandaj ne me anë të fotografive të fallsifikuara po denoncojmë historianët dhe studiuesit grekë, të cilët kanë bërë prej kaq shumë vitesh një punë joprofesionale duke i ofruar lexuesve të tyre fotografi që tregojnë bashkëpunëtorët e gjermanëve sikur janë shqiptarët e Çamërisë, por në të vërtetë janë, boshnjakë dhe shqiptarë nga ish-Jugosllavia, por jo çamë, bashkëqytetarë të grekëve.

Nuk ka asnjë dokument apo fotografi të vërtetë që implikon popullsinë shqiptare në Çamëri që të ketë bashkëpunuar me gjermanët në dëm të popullit grek. Në qoftë se çamët do të ishin vërtetë bashkëpunëtorë të gjermanëve, denoncimi i parë do të bëhej nga populli hebre i Janinës, Grevenasë, Larisës, të cilët i hipën nëpër kamionë të shoqëruar nga Batalionet e Sigurimit grek për t’i dërguar nëpër kampet e punës dhe të shfarosjeve. Të paktën botërisht populli hebre ka falënderuar kombin shqiptar që nuk dorëzoi tek gjermanët asnjë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kjo do të thotë shumë për ata që duan të mësojnë historinë e vërtetë të shqiptarëve të Çamërisë.

Prandaj, mendoj se ka ardhur koha që të hapet një diskutim i tillë serioz për t’u vënë drejtësia në vend dhe natyrisht nderi i çamëve. Pas kaq shumë vitesh është mirë të bëhet korrigjimi i kësaj historie të shëmtuar, të akuzave të pavërtetuara për një vepër të pakryer asnjëherë nga çamët në dëm të Greqisë dhe grekëve. Vetëm në këtë mënyrë grekët e shqiptarët do të mund ta shikojnë njeri-tjetrin në sy dhe të ndërtojnë fqinjësinë e mirë.

* botuar në  6 mars 2016

Historianët dhe studiuesit grekë këtë foto e paraqesin se janë ushtarët çamë me uniformë gjermane SS. Fotoja origjinale thotë në gjuhën greke se janë myslimanët nga Bosnja-Hercegovina me uniforma SS.
Historianët dhe studiuesit grekë këtë foto e paraqesin se janë ushtarët çamë me uniformë italiane që përshëndeten nga një oficer gjerman. Për këtë foto studiuesi Robert Elsie shkruan se janë luftëtarët anti-komunistë në Shqipëri nën komandën gjermane, vjeshtë 1943. Pra, nga kërkimet nxjerrim përfundimin se nuk janë shqiptarët e Çamërisë, por shqiptarë në Shqipëri.
Historianët dhe studiuesit grekë këtë foto e paraqesin se janë ushtarët çamë me uniformë italiane dhe gjermane SS. Por, e vërteta është se bëhet fjalë për shqiptarët në Tiranë me pushtuesit italianë duke festuar 28 Nëntorin përpara bustit të Abdyl Frashërit. Për këtë foto edhe serbët shkruajnë se janë shqiptarët fashistë në Tiranë. Pra, nuk bëhet fjalë asesi për shqiptarët e Çamërisë. Qartë dallohet se dy njerëz me tesha civile kanë plisin e bardhë në kokë që e mbajnë shqiptarët e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipërinë e Veriut.
Historianët dhe studiuesit grekë këtë foto e paraqesin se janë ushtarët çamë me uniformë italiane dhe gjermane SS, duke parakaluar në Çamëri. Në këtë foto mund të jenë shqiptarët e ish-Jugosllavisë diku në Pejë, Prizren ose Prishtinë, duke festuar 28 Nëntorin. Qartë dallohet se njerëzit kanë plisin e bardhë në kokë që e mbajnë shqiptarët e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipërinë e Veriut. Një faqe interneti që e kanë serbët shkruajnë se janë shqiptarët në ish-Jugosllavi.
Historianët dhe studiuesit grekë këtë foto na e paraqesin se janë ushtarët çamë me uniformë gjermane SS, duke biseduar me komandantin e përgjithshëm të trupave SS, Heinrich Himmler. E vërteta është se Heinrich Himmler ka qenë në Greqi në maj të 1941, por nuk është takuar me asnjë shqiptar të Çamërisë, por me ushtarakët grekë. Këtë fotografi e gjejmë në një faqe interneti greke me shënimin për fotografinë në fjalë se janë trupat shqiptare Skanderbeg SS në Kosovë. Por, unë kam dyshime se fotografia në fjalë mund të jetë bërë në tetor 1942, në Kraljevo të Serbisë duke shikuar kapelat që kanë në kokë civilët. Njeri prej tyre mban kapelën tradicionale popullore serbe të quajtur “shajkaça”. Heinrich Himmler qëndroi disa ditë pranë trupave gjermane në Kraljevo në tetor 1942. Por, sido që të jetë e vërteta e kësaj fotografie e rëndësishme është se nuk bëhet fjalë për shqiptarët në Çamëri me uniformë gjermane SS.
Etiketa: arben llallaboshnjakëçamëCameriaGrevenaHeinrich Himmlerish-JugosllaviaJaninaLarisaNikos Dhimuplisipopulli hebreShqipëria e Veriut

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Tërmet i fortë në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Durrës me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025
Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

15:46 | 25/12/2025
Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

15:30 | 25/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025
Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

15:00 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –
  • Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –
  • I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com