Një shqiptar është gjetur i vdekur në ballkonin e shtëpisë së tij në Breshia të Italisë.
Kanë qentë miqtë dhe të afërmit e shqiptarit me nënshtetësi italiane që e kanë gjetur atë të vdekur.
Sipas ekspertizës, shqiptari rreth 40 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka mbetur i vdekur nga një plagë me armë zjarri.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, megjithatë sipas mediave italiane dyshohet se shqiptari të ketë kryer vetëvrasje për shkak të depresionit lidhur me çështjet sentimentale.