Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Itali/ Shoku i tij e rrahu për vdekje dhe e hodhi në kanal

Nga Ejona 0

Ditën e sotme janë mësuar detaje të reja nga vrasja e shqiptarit, Erion Morina, 20 vjeç, nga Malisheva e Kosovës, mëngjesin e sotëm në Calcio, Itali.

Sipas mediave italiane viktima kishte kaluar mbrëmjen në një lokal pranë banesës me një shokun e tij dhe pasi kanë dalë mëngjesin e sotëm nga lokali, në gjendje të dehur, shoku i tij e ka goditur me shishe kokës duke e lënë të plagosur rëndë.

20-vjeçari mësohet se ka rënë pa ndenja në tokë duke humbur shumë gjak.

Për të zhdukur gjurmët, autori e ka tërhequr zvarrë dhe e ka hedhur në kanal.

Rreth orës 6 të mëngjesit, disa kalimtarë kanë vërejtur pikat e kuqe të gjakut në trotuar dhe më pas kufomën.

Policia arriti të identifikonte viktimën, autorin që është në kërkim dhe zbardhi ngjarjen e rëndë.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej