Policia e Firences ka shkatërruar sot një bandë shqiptare që merrej me trafikun e prostitucionit. 10 persona janë arrestuar mes të cilëve dhe dy femra ndërsa 8 të tjerët shtetas shqiptar.
Arrestimet janë kryer në Itali, Francë dhe Shqipëri ndërsa rrjeti drejtohej nga burgu nga një shtetas shqiptar.
Në krye të organizatës ishte një 37 vjeçar i cili cili drejtonte gjithçka nga qelia e burgut. 37 vjeçari ishte i dënuar për tentativë vrasje.
Mësohet se rrjeti kontrollonte në veçanti rrugën Forlanini dhe Pellas. Prostitutat e tjera që nuk ishin pjesë e organizatës sulmoheshin dhe largoheshin me forcë nga këto zona. Në raste kundërshtimi atyre u afrohej 300 euro në muaj që të mos pengonin aktivitetit e tyre.