Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë sërish në Italinë Qëndrore. Tërmeti me magnitudë 4.8 ballë kishte si epiqendër Maceratan.
Githashtu lëkundjet e tërmetit janë ndjerë dhe në zonën e Marches dhe Umbrias. Si pasojë e lëkundjeve të forta mija njerëz kanë dalë në rrugë. Nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materilale.
Mediat italiane raportojnë se brenda 1 ore kanë rënë edhe tre tërmete të tjera me magnitudë 3.6 ballë.
Grupi i Mbrojtjes Civile po verifikon për dëmet e fundit.
Ndërkohë sa i përket banorëve të cilët kanë mbetur të pastrehë, kryeministri Renzi u shpreh se do të ndërtohen kontenier përpara festës së Krishtlindjeve.